Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2023, 14:22

Rritja e patentës, në “lupën” e Konkurrencës – Autoriteti do të vlerësojë tarifat e pagesës së përgatitjes për drejtues mjeti

Nga SCAN TV
Rritja e patentës, në “lupën” e Konkurrencës

Vetëm pak ditë më parë u bë me dije se tarifa për marrjen e patentës për drejtimin e mjetit do të rritet në 85 mijë lekë, sipas një marrëveshjeve ndërmjet shoqatës së autoshkollave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nisur nga ky fakt, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka nisur procedurat për vlerësimin e kësaj marrëveshje bazuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ky ligj ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi. Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga dy drejtoritë, me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......