“Thesi” i investimeve publike u hap në Dhjetor! - 45% e fondit total, afro 435 milionë euro u shpenzuan vetëm në 1 muaj

Ndërsa ecuria e investimeve publike përgjatë vitit 2022 ka qenë shumë e dobët, çka detyroi qeverinë të ndryshojë buxhetin dy herë brenda muajit Dhjetor, rezulton se të gjitha paratë e mbetura “stok” deri në atë periudhe kanë arritur të disbursohen në mbyllje të vitit. Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, totali i shpenzimeve kapitale të realizuara në nëntor 2022 rezultonte në 62 miliardë lekë, ndërsa në Dhjetor arriti në 112.1 miliardë lekë.
E thënë ndryshe, vetëm në muajin e fundit të vitit, janë disbursuar për projekte publike 44.7 për qind e fondit total të projektuar përgjatë gjithë vitit. Pra, vetëm gjatë Dhjetorit për shpenzime kapitale shkuan 50.1 miliardë lekë apo 435 milionë euro. Por se sa efektive kanë qenë këto shpenzime dhe ku kanë shkuar, kjo mbetet për tu parë në vijim.
Ndërkohë, buxheti i shtetit ka shpenzuar në total 137.4 miliardë lekë vetëm në Dhjetor 2022, apo 20.7 për qind të totalit të shpërndarë përgjatë gjithë vitit. Sipas dhënave të publikuara nga Ministrisë së Financave, shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2022, arritën në rreth 651 miliard lekë me një realizim në masën 102.1 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar.
Ndërsa krahasuar me vitin 2021 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 9.2 për qind më të larta ose rreth 55.05 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me vitin 2021, vihet re një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve korrente me 8.4 për qind dhe rënie e shpenzimeve kapitale me 12.2 për qind.
Niveli i deficitit për vitin 2022 rezultoi në rreth 78.2 miliard lekë ose 77.5 për qind e planit vjetor të Buxhetit Fillestar. Krahasuar me vitin 2021, niveli i deficitit është ulur me 8.4 për qind.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Pyjet, jashtë kontrollit” - KLSH: Agjencia s’bën dot inspektime, 18 akte nënligjore nuk janë miratuar ende
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve nxjerr në pah keqmenaxhimin e sektorit për shkak të mungesës së akteve......

Arabia Saudite: Jemi 'të hapur' ndaj tregtimit në monedha të tjera veç Dollarit amerikan - A është ky një dënim për monedhën e gjelbër? 3 arsye për të mos u shqetësuar!
Forumi Ekonomik Botëror 2023 i dha botës një vështrim të mirë në të ardhmen që elitat globale parashikojnë për të gjithë ne. Dhe kjo është shumë interesante.......

Si ndikuan çmimet stratosferike në arkën e shtetit? - Bilanci i vitit 2022, të ardhurat u rritën me 538 milionë euro, TVSH-ja zuri 48 %
Çmimet e larta të cilat rënduan në xhepat e qytetarëve shqiptarë përgjatë vitit 2022, janë përkthyer në më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Referuar......

Borxhi publik kalon pragun rekord 12 miliardë euro - Në dy vitet 2021-2022, Qeveria shtoi huamarrjen brenda e jashtë me 2 miliardë euro
Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e......

Bonot e thesarit bien në 4%, i afrohen depozitave bankare - Frenohet mbireagimi ndaj normave të interesit, konkurrencë nga bankat me oferta mbi 3%
Interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar këtë javë trendin rënës, por në masë më të madhe këtë javë. Në ankandin e fundit bonot e thesarit me afat......

Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë qeveritë të përcaktojnë se sa shpenzon një familje shqiptare në një muaj?
Rritja e pagës minimale po shihet me sy kritik pasi sektori privat është i lirë të vendosë ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë. Për ekspertin e......

Danimarka, Suedia dhe Gjermania: Po vazhdojnë hetimet për shpërthimin e Nord Stream!
Hetimet nga Danimarka, Gjermania dhe Suedia për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream nuk kanë përfunduar ende, thanë të tre vendet ndërsa Këshilli i......

Si rënia e kostove të gazit dhe rritja e çmimeve të karbonit po nxisin ndryshime në dinamikën e karburantit?!
Rënia e çmimeve të gazit gjatë javëve të fundit është shoqëruar me rritjen e kostove të qymyrit dhe karbonit për ta bërë prodhimin e energjisë europiane nga......