Sa shpenzoi mesatarisht një familje shqiptare në një muaj? - Përllogaritjet/ Sa e ndryshoi rritja e çmimeve tendencën e konsumit

Në një kohë kur gjatë vitit 2022 çmimet e rritura sollën një tejngopje në arkën e shtetit, nga ana tjetër buxheti i familjeve shqiptare po varfërohej. Referuar grupimeve që një familje shqiptare mesatare me 4 persona do të shpenzojë gjatë një muaji sipas INSTAT, ne kemi bërë një krahasim midis vitit 2021 dhe 2022.
Më konkretisht, një familje si fillim ka nevojë për ushqime ku gjatë vitit 2021, ne kemi vënë re se një familje shqiptare ka shpenzuar 34934 lekë, por gjatë viti 2022 si pasojë e çmimeve të rritura, një familje shqiptare shpezoi 39900 lekë.
Gjatë vitit 2021 një familje për transport ka shpenzuar rreth 5293 lekë, ndërkohë gjatë vitit 2022 ka shpenzuar 6346 lekë. E vijuar për shpenzimet për shtëpi ku fusim shpenzime të arredimit, qirave etj, ku një familje shqiptare shpenzoi 8496 gjatë vitit 2021, por në 2022 ka pësuar rritje dhe shpenzoi 8793 lekë.
Gjithashtu shpenzime kanë pësuar dhe grupimet e argëtimit dhe kulturës ku janë shpenzime të lehta ku sipas analizave dhe raporteve, kemi vënë re që familjet shqiptare punojnë për t’u ushqyer.
Arsimi është një nga ato grupime ku ka pësuar rritje, por jo rritje e konsiderueshme. Por duke parë që gjatë vitit 2021 një familje shqaiptare mesatare ka shpenzime mujore rreth 84548 lekë, gjithashtu në vitin 2022 kjo familje shqiptare me 4 persona ka pësuar një rritje duke pasur shpenzim mujor rreth 92105 lekë mesatarisht.
Pra shohim që familjet shqiptare e kanë të pamundur që në fund të muajit, nëse vetëm një nga familjarët punon me një pagë minimale, të arrijnë kostot e shpenzimeve mujore.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Rritja e patentës, në “lupën” e Konkurrencës – Autoriteti do të vlerësojë tarifat e pagesës së përgatitjes për drejtues mjeti
Vetëm pak ditë më parë u bë me dije se tarifa për marrjen e patentës për drejtimin e mjetit do të rritet në 85 mijë lekë, sipas një marrëveshjeve ndërmjet......

“Thesi” i investimeve publike u hap në Dhjetor! - 45% e fondit total, afro 435 milionë euro u shpenzuan vetëm në 1 muaj
Ndërsa ecuria e investimeve publike përgjatë vitit 2022 ka qenë shumë e dobët, çka detyroi qeverinë të ndryshojë buxhetin dy herë brenda muajit Dhjetor,......

“Pyjet, jashtë kontrollit” - KLSH: Agjencia s’bën dot inspektime, 18 akte nënligjore nuk janë miratuar ende
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve nxjerr në pah keqmenaxhimin e sektorit për shkak të mungesës së akteve......

Arabia Saudite: Jemi 'të hapur' ndaj tregtimit në monedha të tjera veç Dollarit amerikan - A është ky një dënim për monedhën e gjelbër? 3 arsye për të mos u shqetësuar!
Forumi Ekonomik Botëror 2023 i dha botës një vështrim të mirë në të ardhmen që elitat globale parashikojnë për të gjithë ne. Dhe kjo është shumë interesante.......

Si ndikuan çmimet stratosferike në arkën e shtetit? - Bilanci i vitit 2022, të ardhurat u rritën me 538 milionë euro, TVSH-ja zuri 48 %
Çmimet e larta të cilat rënduan në xhepat e qytetarëve shqiptarë përgjatë vitit 2022, janë përkthyer në më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Referuar......

Borxhi publik kalon pragun rekord 12 miliardë euro - Në dy vitet 2021-2022, Qeveria shtoi huamarrjen brenda e jashtë me 2 miliardë euro
Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e......

Bonot e thesarit bien në 4%, i afrohen depozitave bankare - Frenohet mbireagimi ndaj normave të interesit, konkurrencë nga bankat me oferta mbi 3%
Interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar këtë javë trendin rënës, por në masë më të madhe këtë javë. Në ankandin e fundit bonot e thesarit me afat......

Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë qeveritë të përcaktojnë se sa shpenzon një familje shqiptare në një muaj?
Rritja e pagës minimale po shihet me sy kritik pasi sektori privat është i lirë të vendosë ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë. Për ekspertin e......