Pagat në ndërtim mbajnë kostot në rritje/ Në tremujorin e tretë çmimet në sektor u rritën me 1.4%

Duket se kostot e ndërtimit po lëvizin ngadalë këtë vit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë të vitit 2025 ka arritur 114, duke marrë si bazë tremujorin e katërt 2021. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 1.4%, pak më e ulët se 1.6% një vit më parë. Kjo tregon se çmimet në ndërtim nuk po rriten më me të njëjtin vrull si më parë.
Në analizën vjetore të grupeve kryesore, rritja më e fortë vërehet te shpenzimet për paga, të cilat janë rritur me 6.6%. Ky është një sinjal i qartë i shtimit të kostos së fuqisë punëtore në ndërtim. Pas pagave, rritje kanë shënuar edhe shpenzimet për makineri dhe kostot e tjera, të dyja me 2.4%, ndërsa shpenzimet për transport janë rritur me 1.7%. Në të kundërt, shpenzimet për materiale kanë rënë me 0.6%, duke reflektuar një ulje të çmimeve në këtë grup. Brenda tij, materialet e ndërtimit dhe materialet elektrike e të komunikimit kanë pësuar rënien më të madhe, secila me 0.6%, ndërsa materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit janë ulur me 0.2%.
Nga ana tremujore, pra në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi ka shënuar një rritje prej 0.4%. Kjo rritje vjen kryesisht nga shpenzimet për paga, të cilat janë rritur me 1.1%, si dhe nga shpenzimet për transport me 0.8% dhe ato për makineri me 0.5%. Kosto të tjera janë rritur lehtë me 0.1%.
Sërish, shpenzimet për materiale janë grupi i vetëm që ka shënuar rënie, edhe pse të vogël, me -0.1%. Brenda këtij grupi, materialet e ndërtimit kanë rënë me 0.3%, ndërsa materialet elektrike dhe të komunikimit janë rritur me 0.6%, të ndjekura nga materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit me 0.1%.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një rritje të moderuar të kostove në sektor, të nxitur kryesisht nga paga dhe shpenzimet operacionale, ndërsa ulja e çmimeve të materialeve ka zbutur disi presionin e përgjithshëm në kosto.
Indeksi mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit. Indeksi përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Indekseve të ndryshme të volumit, përdoret nga Institucionet Qeveritare, Banka Qendrore e Shqipërisë, Organizata të tjera joqeveritare, Banka Botërore, FMN etj.
Për herë të parë, një bankë digjitale hyn në Shqipëri - Tafa: 100% online, pa degë fizike. Siguria kibernetike dhe edukimi i qytetarëve, sfidë
Pas Ziraat, Banka e Shqipërisë i ka hapur rrugën një banke tjetër që të futet në treg. Banka Qendrore ka dhënë miratimin paraprak për licencimin për herë të......
Turqia zgjat kontratat e gazit me Rusinë - Plani përfshin blerjen e LNG-së amerikane për të diversifikuar burimet
Turqia zgjati me një vit dy kontratat e importit të gazit me Rusinë, që përbëjnë gjithsej 22 miliardë metra kub. Po ashtu, vendi po konsideron investime në......
Dogana shqiptare, gati për BE-në - Strategjia/ Ulen kosto për bizneset, reduktohet koha e zhdoganimit
Bizneset shqiptare do të përfitojnë nga unifikimi i procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Strategjia për Modernizimin dhe Harmonizimin e......
4 impiante të rinj për trajtimin e ujërave të ndotur - Projekti i ri i mbështetur nga Banka Botërore për mbrojtjen e bregdetit të jugut
Mbrojtja e bregdetit të jugut, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe përmbushja e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian janë në fokus të projektit të ri......
BE forcon strategjinë për mineralet e rralla - 3 miliardë euro për të zvogëluar varësinë nga Kina
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian njoftoi politika të reja që synojnë të koordinojnë blerjen dhe grumbullimin e lëndëve të para, si mineralet e rralla, që janë......
Sa përqind e mësuesve shqiptarë përdorin IA? Shqipëria kryeson rajonin dhe kontinentin, Franca në fund
Inteligjenca Artificiale, përveçse është një nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, është bërë edhe shumë e përdorshme. Pothuajse në shumë kompani ku......
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç - Prindërit mbështesin vendimin, ndërsa Meta fillon çaktivizimin e llogarive
Prindërit në Sidnej shprehën mbështetje për ndalimin e mediave sociale për të rinjtë në Australi, ndërsa Meta filloi të bllokojë dhe çaktivizojë llogaritë e......
“Vendet në zhvillim nuk janë jashtë rrezikut” - BB paralajmëron shtetet, ndërsa kostot e borxhit arrijnë vlerën rekord
Banka Botërore tha se diferenca midis kostove të shërbimit të borxhit të vendeve në zhvillim dhe financimit të ri arriti nivelin më të lartë në më shumë se......





