Sa efektive janë sanksionet kundër Rusisë?!

Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se 11.000 të tjera. Këto sanksione i kanë vënë, ndër të tjera, Bashkimi Evropian, vendet e G7, Australia dhe Zvicra. Sanksionet janë vënë kundër individëve, degëve të biznesit apo institucioneve të vendit, siç thuhet në platformën e internetit Castellum.AI.
Më shumë se një mijë kompani të huaja u larguan nga Rusia brenda një viti. Presidenti Vladimir Putinpak ditë më parë bërtiti: "Gjithë të mirat! Po humbisni tregun tonë, do të pësoni humbje të mëdha. Por ky është vendimi juaj." Dhe më pas shtoi: "Nëse dikush beson se gjithçka këtu do të shembet dhe do të dështojë - jo, asgjë nuk është rrëzuar apo shembur".
"Lista e turpit"
Produktet, mallrat dhe shërbimet ruse duhet të bëhen "një subjekt i krenarisë sonë kombëtare", theksoi Putin, duke shtuar: "Këto mallra dhe shërbime nuk duhet të jenë të suksesshme vetëm në tregun e brendshëm, por natyrisht edhe në tregjet ndërkombëtare".
Por nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen e plotë të kompanive perëndimore nga Rusia. "Lista e turpit”, e publikuar nga profesori i ekonomisë në Universitetin Yale, Jeffrey Sonnenfeld, liston se cilat kompani janë larguar nga Rusia dhe cilat kanë mbetur aktive në këtë vend.
Numri i turistëve të huaj ka rënë me 96%
Në kryeqytetin rus, për shembull, sanksionet perëndimore nuk janë menjëherë të dukshme për turistët. Logot e shumë firmave perëndimore janë zëvendësuar me tabela ruse, të cilat duken të ngjashme.
Problem është edhe turizmi - numri i vizitorëve të huaj ka rënë me 96 për qind. Në vend të pesë milionë turistëve, sa kishte një vit para virusit korona, vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës Turistike të Rusisë, këtë vend e kanë vizituar vetëm 200 mijë vizitorë.
Nëse shikoni listën gjithnjë në zgjerim të sanksioneve të BE-së, mund të shihni se ato përfshijnë makineri dhe automjete, mallra luksoze dhe armët, teknologji të lartë, pajisje për transportin ajror dhe hapësinor dhe teknologjinë për shfrytëzimin e naftës. Degët për ofrimin e shërbimeve si auditimi, sektori i IT-së, konsultimet dhe këshillat tatimore si dhe reklamat janë gjithashtu tabu. Hapësira ajrore evropiane është e mbyllur për linjat ajrore ruse dhe rrugët për shumicën e transportuesve rusë dhe bjelloruse të mallrave. Banka Qendrore e Rusisë dhe shumica e bankave tregtare janë të shkëputura nga flukset e parave ndërkombëtare.
Mungesa e teknologjisë për sektorin e energjisë
Verën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një shembull të suksesit të sanksioneve, i cili u duk i çuditshëm për shumë njerëz: "Ushtria ruse merr çipa nga lavatriçet apo frigoriferët dhe i instalon në pajisjet e luftës sepse nuk ka gjysmëpërçues."
Një shembull tjetër është industria e automobilave. "Përbërësit si ABS ose Airbag nuk janë më të disponueshëm. Kjo do të thotë, për shembull, se Rusia po ul standardet. Po trajtohet edhe kthimi në normën Euro2, e cila është aplikuar në Gjermani në vitet 1990."
Një minus i madh në buxhetin e shtetit
Prodhimi i makinave në Rusi ra me pothuajse 70 për qind vitin e kaluar, që është niveli më i ultë në histori. Edhe sanksionet kundër industrisë së naftës, të cilat janë shtrënguar disa herë, duket se po funksionojnë. Në janar, buxheti i shtetit rus kishte një deficit prej 23 miliardë euro, ndaj u detyrua të fillojë me shitjen e rezervave të arit.
Megjithatë, ekonomia ruse është dëshmuar të jetë më e fortë se sa pritej në fillimin e sanksioneve. Pra, sa të suksesshme janë sanksionet?
Eksperti rus Woydte nuk i konsideron ato shumë të suksesshme për momentin. "Sanksionet kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme të pasurisë tek popullata, ndërkohë që shtresa e lartë, oligarkët, të pasurit ende mund të sigurojnë produktet perëndimore. Ata gjejnë mënyrën për të udhëtuar, përderisa nuk janë në listën e zezë, megjithëse ka shumë përjashtime."
Qeveria ruse duket se nuk është e gatshme të ndryshojë kursin. "Putin aktualisht nuk pengohet nga sanksionet," thotë Woydte. Nga pikëpamja perëndimore, sanksionet "nuk kanë sjellë ende suksesin e dëshiruar" - fundin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. DW
SCAN
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 107.8 lekë ndërsa shitet me 108.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë në raport me ditën e djeshme. Monedha......

Bie 'Bordi i Ushqimeve'/ Gjykata Kushtetuese: Bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë
Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën Bordin që monitoron çmimet e produkteve ushqimore. Ndaj ,Gjykata Kushtetuese ka vendosur......

Kush është MrBeast? - Bota ‘skandaloze’ e miliarderit të YouTube!
Jimmy Donaldson ndërtoi një perandori prej 54 milionë dollarësh me shaka të elaboruara dhe dhurata mahnitëse ‘giveaways’. Planet: Të bëhet krijuesi më i njohur......

Sa shpenzoi mesatarisht një familje shqiptare në një muaj? - Përllogaritjet/ Sa e ndryshoi rritja e çmimeve tendencën e konsumit
Në një kohë kur gjatë vitit 2022 çmimet e rritura sollën një tejngopje në arkën e shtetit, nga ana tjetër buxheti i familjeve shqiptare po varfërohej. Referuar......

Rritja e patentës, në “lupën” e Konkurrencës – Autoriteti do të vlerësojë tarifat e pagesës së përgatitjes për drejtues mjeti
Vetëm pak ditë më parë u bë me dije se tarifa për marrjen e patentës për drejtimin e mjetit do të rritet në 85 mijë lekë, sipas një marrëveshjeve ndërmjet......

“Thesi” i investimeve publike u hap në Dhjetor! - 45% e fondit total, afro 435 milionë euro u shpenzuan vetëm në 1 muaj
Ndërsa ecuria e investimeve publike përgjatë vitit 2022 ka qenë shumë e dobët, çka detyroi qeverinë të ndryshojë buxhetin dy herë brenda muajit Dhjetor,......

“Pyjet, jashtë kontrollit” - KLSH: Agjencia s’bën dot inspektime, 18 akte nënligjore nuk janë miratuar ende
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve nxjerr në pah keqmenaxhimin e sektorit për shkak të mungesës së akteve......

Arabia Saudite: Jemi 'të hapur' ndaj tregtimit në monedha të tjera veç Dollarit amerikan - A është ky një dënim për monedhën e gjelbër? 3 arsye për të mos u shqetësuar!
Forumi Ekonomik Botëror 2023 i dha botës një vështrim të mirë në të ardhmen që elitat globale parashikojnë për të gjithë ne. Dhe kjo është shumë interesante.......