Bota Postuar më 23 Shkurt 2023, 10:00

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Politikëbërësit e FED mbështesin norma të larta, për një kohë të gjatë

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë -

Euro është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, menjëherë pas publikimit të procesverbalit të takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA, sipas të cilit politikëbërësit e bankës qendrore janë pro normave të larta të interesit për një kohë të gjatë. Në anën tjetër, thuajse të gjithë politikëbërësit e Rezervës Federale favorizojnë një ngadalësim të rritjes së normave të interesit në takimet në vijim.

Megjithatë, në dokument thuhet se ecuria e inflacionit do të jetë faktori kyç që do të përcaktojë normat e interesit. Në sesionin e kaluar, euro zbriti drejt 1.06 dollarëve, ndërsa në sesionin e sotëm po rikuperon një pjesë të vogël të këtyre humbjeve. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.5, niveli më i lartë në 7 javët e fundit.

Në rajonin aziatik, jeni japonez u rimëkëmb lehtë, ndërsa investitorët po presin fjalimin që do të mbajë guvernatori i ardhshëm i Bankës së Japonisë, Kazuo Ueda. Ai do të flasë në parlament të premten dhe të hënën dhe pritet të ofrojë detaje në lidhje me politikat monetare. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 24,300 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1670 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Shkurt

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 107.8 lekë ndërsa shitet me 108.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë në raport me ditën e djeshme. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat