Rritje me 2.2% e ekonomisë botërore - Parashikimet e Citigroup, inflacioni global mbetet në nivelin 7%

Një ulje më pak e pjerrët parashikohet për ekonominë globale nga ekonomistët e Citigroup, të cilët tani po përmirësojnë pak parashikimet e tyre të rritjes. Megjithatë, ata vlerësojnë sërish se ritmi i rritjes së PBB-së globale këtë vit do të jetë më i ulëti në 40 vitet e fundit. Në veçanti, ata parashikojnë se këtë vit ekonomia globale do të ngadalësohet në një normë rritjeje prej 2.2%, pra 0.25% më e lartë se sa parashikonin në vlerësimin e tyre të mëparshëm. Arsyeja është se shifrat makroekonomike globale duket se janë duke u përmirësuar.
Ata sqaruan gjithashtu se një faktor vendimtar për vlerësimin në rritje të parashikimeve të tyre ishte fakti se imazhi i ekonomisë së Kinës po përmirësohet, ekonomia amerikane po tregon elasticitet, ndërkohë që Eurozona duket se po hyn në stanjacion, por jo në recesion.
Megjithatë, grupi bankar thekson se inflacioni i lartë i vazhdueshëm në nivel global mund të kufizojë rritjen. Siç thekson ai, bazuar në vlerësimet e tyre, inflacioni në mbarë botën është ende në nivele rreth 6% deri në 7%, pra shumë mbi objektivat zyrtarë të bankave qendrore.
Vlerësimet e Citigroup kryesisht i bëjnë jehonë pikëpamjeve të shprehura javën e kaluar si nga Banka e Amerikës ashtu edhe nga Goldman Sachs, kur ata parashikuan se Rezerva Federale do të detyrohej të rriste normat e interesit të dollarit edhe tre herë këtë vit dhe të arrinte mbi 5%.
Duhet theksuar se stoqet amerikane shënuan një rritje të ndjeshme në fillim të vitit, pas rënies së gjerë të vitit 2022, dhe kjo për shkak se në tregje mbizotëronte vlerësimi se inflacioni tashmë kishte arritur kulmin dhe ishte në rrugën e ngadalësimit, për këtë arsye nuk do të regjistrohej rritje agresive e normave të interesit.
Megjithatë, pas të dhënave më të fundit makroekonomike, të cilat tregojnë se inflacioni mbetet bindshëm i lartë, bankat qendrore u kanë sinjalizuar tregjeve se rritje të mëtejshme të normave të interesit janë të pashmangshme. Dhe siç theksuan ekonomistët e Citigroup, gjithçka vërteton faktin se rritja e normave të interesit do të fillojë të bëhet e dhimbshme këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Makinat Mercedes-Benz do të kenë 'superkompjuter' – Kompania zbulon partneritetin me Google
Mercedes-Benz tha se është bashkuar me Google për navigimin dhe do të ofrojë "performancë super të ngjashme me kompjuterin" në çdo makinë me sensorë të......

'Projekti Giga' prej 64 miliardë dollarësh për të transformuar Arabinë Saudite! (FOTOT)
Mbretëria e Arabisë Saudite sapo ka nisur udhëtimin e saj turistik, por po ecën me hapa gjigantë dhe shumë ambicioz. Aq shumë, në fakt, sa vendi po i......

Ekspertët: Robotët do të kryejnë 39% të detyrave në shtëpi deri në vitin 2033
Brenda një dekade, rreth 39% e kohës së shpenzuar për punët e shtëpisë dhe kujdesin për të dashurit mund të automatizohen, thonë ekspertët. Studiuesit nga......

Von der Leyen: Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi!
“Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shtatorin e......

Nafta zbret pranë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion pauze, pas 6 ditësh me radhë në rënie.......

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Politikëbërësit e FED mbështesin norma të larta, për një kohë të gjatë
Euro është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, menjëherë pas publikimit të procesverbalit të takimit të fundit të......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Mbështeten nga procesverbali i takimit të fundit të FED
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi humori i investitorëve është përmirësuar nga procesverbali i takimit të fundi të......

Sa efektive janë sanksionet kundër Rusisë?!
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se......