Europa Postuar më 23 Shkurt 2023, 10:29

Von der Leyen: Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi!

Nga SCAN TV
Von der Leyen: Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë

“Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shtatorin e kaluar.

Shefja e Komisionit i shqiptoi këto fjalë ndërsa Europa po tërhiqej nga një krizë energjetike e përshpejtuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe që bëri që blloku të zotohet të heqë dorë nga lëndët djegëse fosile shumica e të cilave tradicionalisht i ka furnizuar Rusia dhe të përshpejtojë tranzicionin e saj drejt burimeve të rinovueshme "të brendshme" dhe teknologji të tjera të gjelbra.

Këto, megjithatë, mbështeten në të ashtuquajturat toka të rralla, të cilat nevojiten për të prodhuar gjithçka, nga bateritë e gjeneratës së fundit deri te materialet e nevojshme për prodhimin e paneleve fotovoltaike.

"Urgjenca tani është sigurimi i furnizimeve [litiumi], është me të vërtetë urgjente," thonë eksperet e mallrave minerale.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara vlerëson se Europa është shtëpia e 7% të depozitave globale të litiumit, të mjaftueshme për të mbuluar 80% të nevojave europiane për bateri.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Shkurt

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 107.8 lekë ndërsa shitet me 108.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë në raport me ditën e djeshme. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat