Gjermania siguron gazin për dimrin e ardhshëm - Vendi nuk do të përballet me mungesa, pavarësisht rritjes së kërkesës

Gjermania nuk ka gjasa të përballet me mungesë gazi dimrin e ardhshëm dhe duhet të ndalojë konvertimin e terminaleve lundrues të gazit të lëngshëm natyror – LNG - në fikse, sipas institutit ekonomik DIW në një studim të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.
Në skenarin më të mundshëm, Gjermania do të kishte furnizim të mjaftueshëm prej rreth 87 miliardë metra kub këtë vit nëse kërkesa mbetet 12% nën mesataren 2018-2021, thuhet në studim.
Oferta totale madje mund të rritet në 94 miliard metra kub, rreth të njëjtit nivel si në vitet e mëparshme, nëse kapacitetet e importit të Gjermanisë për gazin natyror të lëngshëm do të shfrytëzoheshin në 95%.
Me terminalet e LNG-së në Belgjikë dhe Holandë, si dhe me objektet lundruese në Gjermani, ka kapacitet të mjaftueshëm importi për LNG-në që të jetë në gjendje të plotësojë kërkesën në rritje në Gjermani. Në veçanti, kjo mund të arrihet përmes një gatishmërie më të lartë për të paguar në krahasim me rajonet e tjera në botë.
Megjithatë, për shkak të situatës së përmirësuar të furnizimit me gaz, instituti mbështet ndalimin e konvertimit të terminaleve lundrues të LNG-së në ato fikse, duke thënë se industria e gazit shfrytëzoi mundësinë që u shfaq gjatë pasigurive në pranverën e 2022 - shit për të ndërtuar projekte shumë përtej vëllimit të parashikueshëm.
Gjermania po heq dorë nga përdorimi i gazit natyror fosil në afat të mesëm, tha instituti, që do të thotë se djegia e gazit natyror duhet të përfundojë si pjesë e procesit drejt neutralitetit klimatik.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Java me 4 ditë pune në Britani - Kurorëzohet me sukses eksperimenti. 9 në 10 kompani do e vazhdojnë
Projektin për javën katër-ditore të punës, e miratuan 61 biznese në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë spektrin e aktiviteteve. Si eksperiment ai rezultoi......

Rritje me 2.2% e ekonomisë botërore - Parashikimet e Citigroup, inflacioni global mbetet në nivelin 7%
Një ulje më pak e pjerrët parashikohet për ekonominë globale nga ekonomistët e Citigroup, të cilët tani po përmirësojnë pak parashikimet e tyre të rritjes.......

Makinat Mercedes-Benz do të kenë 'superkompjuter' – Kompania zbulon partneritetin me Google
Mercedes-Benz tha se është bashkuar me Google për navigimin dhe do të ofrojë "performancë super të ngjashme me kompjuterin" në çdo makinë me sensorë të......

'Projekti Giga' prej 64 miliardë dollarësh për të transformuar Arabinë Saudite! (FOTOT)
Mbretëria e Arabisë Saudite sapo ka nisur udhëtimin e saj turistik, por po ecën me hapa gjigantë dhe shumë ambicioz. Aq shumë, në fakt, sa vendi po i......

Ekspertët: Robotët do të kryejnë 39% të detyrave në shtëpi deri në vitin 2033
Brenda një dekade, rreth 39% e kohës së shpenzuar për punët e shtëpisë dhe kujdesin për të dashurit mund të automatizohen, thonë ekspertët. Studiuesit nga......

Von der Leyen: Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi!
“Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shtatorin e......

Nafta zbret pranë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion pauze, pas 6 ditësh me radhë në rënie.......

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Politikëbërësit e FED mbështesin norma të larta, për një kohë të gjatë
Euro është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, menjëherë pas publikimit të procesverbalit të takimit të fundit të......