Inflacioni zbret në 7.1% sipas Eurostat - Edhe në janar, mbetemi mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon dhe Europë

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat. Ky tregues fiksohet në 7.1%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, për muajin janar fiksohej në 7.2%. Krahasuar me muajin paraardhës, pra muajin dhjetor të vitit që lamë pas, çmimet duket se kanë pësuar një rënie të lehtë me 0.4 pikë përqindje.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 11.8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6.9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.7%, “Veshje dhe këpucë” me 5.3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.6% dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.1%. Me rritje paraqiten edhe grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.4%, “Shërbimi arsimor” me 3.1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2.2% secili dhe “Komunikimi” me 1.1%.
Në muajin Janar 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1.1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0.7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.4%, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% secili. Me rrije po ashtu paraqiten “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0.1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0.2%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 7.1% në janar rezulton të jetë e 6-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e Bashkimit Europian, e cila fiksohet pranë 10%. Turqia raportohet si vendi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 57.7% në janar, pasuar nga Hungaria dhe Letonia me 26.2% dhe 21.4%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Zvicra, për të disatën herë, me një normë të inflacioni të harmonziar pranë rreth 3.2%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Luksemburgu, Spanja, Qipro, Malta dhe Franca po ashtu janë mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria mbetet e fundit me çmimet më të ulta. Maqedonia e Veriut kryeson me 16%, pasuar nga Serbia me 15.2% dhe Mali i Zi me 14.8%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Bumi në të ardhurat e bankave europiane tregon se Eurozona pritet të ngecë në vend se të tkurret!
Bankat europiane, të cilat gëzonin një tremujor të katërt të shkëlqyer që solli një rritje të fitimeve në nivelet më të larta të 15 viteve, janë ende të lira......

Rritja më e madhe e pagave në dy dekada – Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë pranon kërkesat e sindikatave!
Toyota Motor Corp, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, tha se do të pranonte një kërkesë të sindikatës për rritjen më të madhe të pagës bazë në 20 vjet......

Bordi i ushqimeve që funksionoi vetëm në letra! - 12 anëtarët u mblodhën 3 herë për të monitoruar abuzimet me çmimet
Lufta në Ukrainë e cila filloi në Shkurt të 2022-shit, tronditi tregjet ndërkombëtare, efekte të cilat prekën edhe vendin tonë, kryesisht në produktet e......

Gazi, BE përshpejton reduktimin e varësisë nga Rusia - Ulja e kërkesës dhe energjia diellore, arsyet kryesore
Në vjeshtën e vitit 2021, kur Moska po reduktonte ndjeshëm furnizimet me gaz për Europën dhe rreziku i një pushtimi rus të Ukrainës po afrohej, plani i BE-së......

Rritet kërkesa për naftë në vitin 2023 - Morgan Stanley, 36% më shumë. Forcohet oferta nga Rusia
Morgan Stanley e ka rritur vlerësimin e progresit të kërkesës botërore për naftë për këtë 12 mujor me rreth 36%, duke përmendur rritjen e vrullit për shkak të......

Franca përjeton dimrin më të thatë prej dekadash - Vendi, në gjendje alarmi për shkak të mungesës së reshjeve
Franca po përballet me thatësirë rekord pas më shumë se 60 viteve, si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë dimrit. Pas një muaji pa reshje të konsiderueshme,......

Gjermania siguron gazin për dimrin e ardhshëm - Vendi nuk do të përballet me mungesa, pavarësisht rritjes së kërkesës
Gjermania nuk ka gjasa të përballet me mungesë gazi dimrin e ardhshëm dhe duhet të ndalojë konvertimin e terminaleve lundrues të gazit të lëngshëm natyror –......

Java me 4 ditë pune në Britani - Kurorëzohet me sukses eksperimenti. 9 në 10 kompani do e vazhdojnë
Projektin për javën katër-ditore të punës, e miratuan 61 biznese në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë spektrin e aktiviteteve. Si eksperiment ai rezultoi......