Ku i mori Qeveria 2 Mld Euro borxh në 2 vite? - Sytë nga bonot e thesarit e obligacionet, 60% e huasë publike nga bankat e qytetarët

Ndërsa borxhi publik i Shqipërisë është rritur me më shumë se 2 miliardë euro në dy vitet e fundit, duke kaluar kuotën e 12 miliardë eurove, shifrat tregojnë se Qeveria po preferon më shumë borxhin e dhënë nëpërmjet letrave me vlerë se sa të dalë jashtë kufijve. Një veprim i tillë është mëse i kuptueshëm duke parë klimën e tregjeve financiare ndërkombëtare, me Bankat Qendrore që kanë rritur ndjeshëm normat e interesit, për rrjedhojë edhe kostot e borxheve qeveritare.
Megjithatë kjo nuk do ta ndalojë qeverinë të emetojë këtë vit Eurobondin e radhës prej 500 milionë eurosh, në një kohë që vlera shumë të larta borxhi priten të merren edhe në tregun e brendshëm, pavarëisht rritjes së fortë që ka shënuar norma e interesave të bonove e obligacioneve. Klimë që e ka detyruar qeverinë të ndryshojë strategjinë e huamarrjes për ta zhvendosur nga borxhi i jashtëm, te borxhi i brendshëm.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se në vitin 2021 Qeveria ka marrë thujase 1 miliardë borxh në tregun e jashtëm. Nga 4.68 Miliardë euro në vitin 2021, borxhi i jashtëm rezulton në 5.63 miliardë euro në vitin 2022. Tendencë që ka ndyshuar rrënjësisht në vitin 2022, kur totali i borxhit të jashtëm është shtuar me vetëm rreth 20 milionë euro, për t’i lënë vendin huamarrjes në tregun e brendshëm.
Një tendencë që nisi që në vitin 2021, kur paralelisht me tregun e jashtëm, Qeveria mori edhe rreth 600 milionë euro në tregun e brendshëm. Ndërkohë që këto shifra vërehen edhe në vitin 2022, ku Qeveria mori përsëri rreth 600 milionë euro borxh në tregun e brendshëm, duke e ccuar në thuajse 1.2 miliardë euro borxhin e marrë brenda kufijve. Mbajtësit kryesorë të borxhit të brendshëm të qeverisë mbeten bankat tregtare, të cilat zotërojnë rreth 60% të borxhit të brendshëm publik. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e shtesës së huamarrjes në tremujorin e fundit të vitit u përballua nga individët.
Për rrjedhojë, pjesa më e madhe e borxhit publik rezulton në fund të vitit 2022 në monedhë kombëtare, ose në total 712 miliardë lekë. Ndërkohë që pjesa tjetër prej 666 miliardë lekësh është në monedhë të huaj, kryesisht në euro. Sa i përket kohëzgjatjes, pjesa dërrmuese e këtij borxhi, ose rreth 1 triolionë rezulton me afat maturimi mbi një vit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Inflacioni zbret në 7.1% sipas Eurostat - Edhe në janar, mbetemi mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon dhe Europë
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Bumi në të ardhurat e bankave europiane tregon se Eurozona pritet të ngecë në vend se të tkurret!
Bankat europiane, të cilat gëzonin një tremujor të katërt të shkëlqyer që solli një rritje të fitimeve në nivelet më të larta të 15 viteve, janë ende të lira......

Rritja më e madhe e pagave në dy dekada – Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë pranon kërkesat e sindikatave!
Toyota Motor Corp, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, tha se do të pranonte një kërkesë të sindikatës për rritjen më të madhe të pagës bazë në 20 vjet......

Bordi i ushqimeve që funksionoi vetëm në letra! - 12 anëtarët u mblodhën 3 herë për të monitoruar abuzimet me çmimet
Lufta në Ukrainë e cila filloi në Shkurt të 2022-shit, tronditi tregjet ndërkombëtare, efekte të cilat prekën edhe vendin tonë, kryesisht në produktet e......

Gazi, BE përshpejton reduktimin e varësisë nga Rusia - Ulja e kërkesës dhe energjia diellore, arsyet kryesore
Në vjeshtën e vitit 2021, kur Moska po reduktonte ndjeshëm furnizimet me gaz për Europën dhe rreziku i një pushtimi rus të Ukrainës po afrohej, plani i BE-së......

Rritet kërkesa për naftë në vitin 2023 - Morgan Stanley, 36% më shumë. Forcohet oferta nga Rusia
Morgan Stanley e ka rritur vlerësimin e progresit të kërkesës botërore për naftë për këtë 12 mujor me rreth 36%, duke përmendur rritjen e vrullit për shkak të......

Franca përjeton dimrin më të thatë prej dekadash - Vendi, në gjendje alarmi për shkak të mungesës së reshjeve
Franca po përballet me thatësirë rekord pas më shumë se 60 viteve, si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë dimrit. Pas një muaji pa reshje të konsiderueshme,......

Gjermania siguron gazin për dimrin e ardhshëm - Vendi nuk do të përballet me mungesa, pavarësisht rritjes së kërkesës
Gjermania nuk ka gjasa të përballet me mungesë gazi dimrin e ardhshëm dhe duhet të ndalojë konvertimin e terminaleve lundrues të gazit të lëngshëm natyror –......