Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2023, 14:24

“Rrëzimi” i bordit të çmimeve, vendim i pritshëm - Zef Preçi: Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë njëlloj edhe me bordet e tjera

Nga SCAN TV
“Rrëzimi” i bordit të çmimeve, vendim i

Shpallja jokushtetuese e bordit të transparencës për ushqimet, për ekspertët dhe politikanët që e paditën atë është një vendim I pritshëm.

Eksperti Zef Preçi thotë se tani Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë edhe me bordet e tjera të cilat ai i quan një ndërhyrje e shtetit në ekonomi njëlloj si në regjimin komunist.

Dashnor Sula deputet I PD që e paditi bordin në Kushtetuese thotë se ky vendim ishte I pritshëm bazuar edhe në reagimet e gjyqtarëve gjatë seancës.

Për të hequr çdo keqkuptim Zef Preçi bën të qarë se heqja e bordit nuk do të thotë ulje e çmimeve.

Sipas tij që të ndodhë diçka e tillë qeveria nuk duhet të justifikohet me luftën dhe pandeminë, por duhet të nxisë zhvillimin ekonomik.

Bordet e kontrollit të çmimeve  të ushqimeve dhe karburanteve u vendosën në mars të vitit të kaluar pak ditë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Ato kanë qenë vazhdimisht objekt kundërshtimi dhe debati nga ekspertët.

Orilda Alliu/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat