Çfarë po e “kuron” skemën e pensioneve? - Të ardhurat nga kontributet rriten me 79 milionë euro, por “gropa” thellohet

Viti 2022 ka rezultuar i mbarë sa i takon të ardhurave të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, përgjatë vitit që lamë pas janë mbledhur 118.5 miliardë lekë, apo 8.3 për qind më shumë se viti 2021.
Rritja e të ardhurave është një lajm i mirë për një skemë që ndër vite është deficitare dhe kërkon subvencion të vazhdueshëm nga shteti për shkak të numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve. Po ashtu, edhe po ta krahasojmë me vitet e mëparshme që nga 2018 dhe në vijim, sërish të ardhurat nga kontributet kanë njohur një rritje të konsiderueshme.
Por çfarë po e “kuron” skemën e pensioneve në një kohë kur numri i kontribuuesve vijon të jetë më i ulët se përfituesit dhe emigracioni është një fenomen që nuk po njeh ndalesë? Të ardhurat e rritura përgjatë vitit që lamë pas i atribuohen më së shumti reformës antiinfomalitet e cila u fokusua tek nëndeklarimi i pagave në disa sektorë, duke bërë që bizneset të cilët kishin punonjës të siguruar me pagë minimale por që paga nuk përkonte me pozicionin e tyre, të bënin lëvizjet e kërkuara dhe të rrisnin deklarimin nga frika e gjobave tatimore.
Po ashtu, dy vendimet për rritjen e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 34 mijë lekë që është aktualisht, sollën rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë punonjësit, çka rrjedhimisht rriti të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Ky trend të ardhurash pritet të vijojë edhe gjatë këtij viti, duke qenë se është paralajmëruar rritje e pagës minimale në 40 mijë lekë. Megjithatë pavarësisht rritjes së të ardhurave gjatë vitit 2022, sërish skema vijon të jetë deficitare, pasi shpenzimet e planifikuara për në skemën e sigurimeve shoqërore arrijnë në 148.1 miliardë lekë, nga të cilat 138.8 miliardë janë shpenzuar deri në muajin Nëntor, duke qenë se shifrat e realizmit vjetor ende nuk janë publikuar.
Kështu me këto të dhëna rezulton se deficiti i skemës arrin në 29.6 miliardë lekë, apo 1.6 miliardë lekë më i lartë se në vitin 2021. Çka do të thotë se pavarësisht përpjekjeve për të rritur të ardhurat në skemën e pensioneve, sërish problemi kryesor i cili është zbutja e deficitit, nuk po arrihet.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gati planet e menaxhimit të baseneve ujore - Dokumentet, bazë për planifikimin e investimeve në lumin Mat, Ishëm dhe Erzen
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka finalizuar draft-planet për menaxhimin e baseneve ujore të lumenjve Mat, Ishëm dhe Erzen. 3 dokumente që do të......

Pak vjedhje energjie të kapura! - Në vitin 2022, OSHEE faturoi si dëm ekonomik rreth 25 000 mWh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël të tyre. Sipas......

Ku i mori Qeveria 2 Mld Euro borxh në 2 vite? - Sytë nga bonot e thesarit e obligacionet, 60% e huasë publike nga bankat e qytetarët
Ndërsa borxhi publik i Shqipërisë është rritur me më shumë se 2 miliardë euro në dy vitet e fundit, duke kaluar kuotën e 12 miliardë eurove, shifrat tregojnë......

Inflacioni zbret në 7.1% sipas Eurostat - Edhe në janar, mbetemi mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon dhe Europë
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Bumi në të ardhurat e bankave europiane tregon se Eurozona pritet të ngecë në vend se të tkurret!
Bankat europiane, të cilat gëzonin një tremujor të katërt të shkëlqyer që solli një rritje të fitimeve në nivelet më të larta të 15 viteve, janë ende të lira......

Rritja më e madhe e pagave në dy dekada – Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë pranon kërkesat e sindikatave!
Toyota Motor Corp, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, tha se do të pranonte një kërkesë të sindikatës për rritjen më të madhe të pagës bazë në 20 vjet......

Bordi i ushqimeve që funksionoi vetëm në letra! - 12 anëtarët u mblodhën 3 herë për të monitoruar abuzimet me çmimet
Lufta në Ukrainë e cila filloi në Shkurt të 2022-shit, tronditi tregjet ndërkombëtare, efekte të cilat prekën edhe vendin tonë, kryesisht në produktet e......

Gazi, BE përshpejton reduktimin e varësisë nga Rusia - Ulja e kërkesës dhe energjia diellore, arsyet kryesore
Në vjeshtën e vitit 2021, kur Moska po reduktonte ndjeshëm furnizimet me gaz për Europën dhe rreziku i një pushtimi rus të Ukrainës po afrohej, plani i BE-së......