Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2023, 14:21

Gati planet e menaxhimit të baseneve ujore - Dokumentet, bazë për planifikimin e investimeve në lumin Mat, Ishëm dhe Erzen 

Nga SCAN TV
Gati planet e menaxhimit të baseneve ujore - Dokumentet, bazë për

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka finalizuar draft-planet për menaxhimin e baseneve ujore të lumenjve Mat, Ishëm dhe Erzen. 3 dokumente që do të shërbejnë si një instrument për planifikimin e investimeve në infrastrukturë, forcimin, ngritjen e strukturave institucionale, si dhe për zbatimin e strategjisë së sektorit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore, së bashku me aspektet gjithëpërfshirëse të klimës.

Këto plane synojnë rregullimin e të gjitha çështjeve që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, si: Përdorimet e burimeve ujore, statusi i përgjithshëm ekologjik i trupave ujorë, objektivat mjedisore lidhur me ujërat sipërfaqësorë, nëntokësorë, zonat ujore me rëndësi ekonomike, zonat e mbrojtura, zonat e përvijuara për përdorim e ujit të pijshëm apo edhe zonat e larjes dhe rekreative.

Po ashtu, Planet e Menaxhimit të Baseneve Ujore japin sugjerime për çështjet që lidhen me monitorimin e ujërave, si dhe rregullimin e çështjeve të lidhura me përdorimin e burimeve ujore me leje apo autorizim.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore këto plane do i shërbejnë institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar dhe për të siguruar ruajtjen e qëndrueshmërinë mjedisore në rajon baseni ujor, duke prekur çdo aspektet social-ekonomik të sektorit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore. Dokumentet janë nxjerrë për konsultim public, teksa sipas planifikimeve të AMBU, miratimi i tyre prit të bëhet në 4-mujorin e tretë të vitit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat