Twitter rrezikohet nga falimentimi – Musk paralajmëron për probleme financiare!

Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online. Sipas mediave gjatë një mbledhjeje me punonjësit e Twitter-it Elon Musk paralajmëroi, se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj firme mund të ketë humbje prej miliarda dollarësh dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm.
Twitter kishte nisur tä shënonte humbje kohët e fundit para marrjes nën kontroll nga Elon Musk. Pas blerjes Musk u ankua për një rënie të të ardhurave, sepse disa kompani të mëdha ulën sasinë e reklamave ose i ndërprenë ato plotësisht. Kompanitë shprehën shqetësimin e tyre se nëse Twitter zbut rregullat e tij për përmbajtjen, sikurse parashikon Elon Musk, reklamat e tyre mund të shfaqen së bashku me lajme të papërshtatshme. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka gjithashtu një hua prej rreth 13 miliardë dollarësh që Elton Musk mori borxh për blerjen e tij.
Në një email të fundit drejtuar punonjësve Musk shkruante sesituata ekonomike është "e keqe", veçanërisht për një kompani që varet nga të ardhurat prej reklamave. Deri tani këto përbëjnë rreth 90 për qind të të ardhurave të Twitter-it. Për të gjeneruar më shumë të ardhura Twitter do të ofrohet me një model abonimi me shenjën e lakmuar të verfikimit nga ana e Twitter-it.
Kompania sipas Elon Musk ka gjithashtu shumë punonjës. Javën e kaluar ai njoftoi se do të përgjysmojë numrin e vendeve të punës në Twitter, ku aktualisht janë të punësuar 7,500 vetë.
Shenjën e lakmuar të verfikimit nga ana e Twitter-it u lejohej ta përdornin deri tani kryesisht personalitet e famshme, politikanë dhe kompani - pasi ishte kryer procesi i duhur i verifikimit. Tani simbolin e verifikimit mund ta blejë kushdo që paguan tetë dollarë në muaj, Musk ka marrë një paralajmërim të fortë nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorëve FTC. "Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Twitter," tha një zëdhënës i FTC. Asnjë kompani apo shef i saj nuk është mbi ligjin.
Disa përdorues e përdorën ofertën e re për të krijuar llogari të rreme duke kopjuar atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, yllit të basketbollit LeBron James dhe të kompanisë së lojërave Nintendo.
Pre e lajmeve të rreme nga llogari të tilla u bë edhe kompania farmaceutike Eli Lilly, e cila u kërkoi falje përdoruesve të Twitter-it, të cilët përmes një mesazhi nga një llogari e falsifikuar kishin marrë lajmin se në të ardhmen insulina do të shpërndahej pa pagesë.
E . S / SCAN
Sondazh

Europa ka mjaftueshëm gaz të lëngshëm - 1/5 e tij vjen nga Rusia, pavarësisht sanksioneve perëndimore
Europa konsumon gjithnjë e më pak gaz rus dhe deklaron se do që të heqë plotësisht dorë nga ai sa më shpejt. Por nëse gazi është në formë të lëngshme, atëherë......

Festat në Europë, me kursim energjie - Ndriçimi në vitrina dhe rrugë me energji eficiente
Dyqanet e mëdha në Paris dhe Londër zbuluan vitrinat e festave këtë javë, duke hapur sezonin shumë të rëndësishëm të tregtimit me pakicë, ndërsa kontinenti......

“Rritja e çmimit të ushqimeve, kërcënim global” - Sipas FAO, pritet të arrijë rekord gjatë vitit 2022
Çmimet e ushqimit në të gjithë botën janë shumë pranë një rekordi prej pothuajse 2 trilionë dollarësh në vitin 2022, duke ushtruar dhe më shumë presion ndaj......

Akti Evropian për Lirinë e Medias ka nevojë për një fokus ballkanik - BE-ja duhet të sigurojë që ligji i ri i medias të ketë një ndikim pozitiv
Për shumë vite, fokusi i organizatave joqeveritare që luftonin për lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit ishte larg Evropës. Për......

Greqia në kërkim të hidrokarbureve - Shpresa është që rezervat e tyre të zgjasin 10 vjet
Greqia shpreson se ka rezerva me hidrokarbure në perëndim të vendit, mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e saj të energjisë për një dekadë. Deklarata u bë nga......

E ardhmja e Shqipërisë është “remote” - Punësimi në distancë. SCAN TV, në mbështetje të inovacionit nëpërmjet teknologjisë
Të punosh jo nga zyra por në distancë kjo pritet të jetë dhe e ardhmja e Shqipërisë sipas zhvilluesve të biznesit, jo vetëm për të rriturit por dhe për të......

Rritja e bonove të thesarit, tkurr fondet e investimeve - AMF: Pakësohet numri i investitorëve dhe vlera totale e aseteve të tregut
Normat shumë të larta që po ofrojnë bonot e thesarit e obligacionet, si në tregun primar, ashtu edhe në atë sekondar, kanë ndikuar negativisht tregune e......

Vendosen tarifa vjetore për peshkatarët - Urdhri/ Sa do të paguajnë “hobistët” dhe mjetet lundruese që shfrytëzojnë portin
Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. Referuar urdhrit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë......