Rajoni Postuar më 12 Nëntor 2022, 10:28

Greqia në kërkim të hidrokarbureve - Shpresa është që rezervat e tyre të zgjasin 10 vjet

Nga SCAN TV
Greqia në kërkim të hidrokarbureve - Shpresa është

Greqia shpreson se ka rezerva me hidrokarbure në perëndim të vendit, mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e saj të energjisë për një dekadë. Deklarata u bë nga ministri grek i ekonomisë Kostas Skrekas.

Ndërsa aktivistët mjedisorë po bëjnë presion për zhvendosjen drejt karburantit me zero karbon, Greqia është ndër vendet që thotë se ndërprerja e furnizimeve ruse me energji si rezultat i luftës në Ukrainë, është arsye për të rritur kërkimet e hidrokarbureve.

Ministri grek shtoi se vendndodhja e rezervave dhe investimet ekzistuese në infrastrukturë e pozicionojnë Greqinë në mënyrë të përkryer për të mdihmuar Europën që të arrijë autonominë energjitike.

Në muajin prill, Energean, prodhuesi i vetëm i naftës në vend, konfirmoi shpimet provë në bllokun tokësor në zonën veriperëndimore të Janinës në vitin 2023, shpimi i parë i këtij lloji në vend në 22 vjet. Ndërsa një studim sizmik 2D u krye në vitin 2019.

Ministri grek Skrekas u shpreh se sondazhet treguan një probabilitet prej 15%, i konsideruar i lartë në terma shpimi, për një depozitim të konsiderueshëm. Ai theksoi se depozita e Janinës mund të mbulojë konsumin e Greqisë për 10 vjet, nëse ajo konfirmohet me të dhëna reale.

Greqia e sheh gazin si lëndë djegëse në tranzicion ndërsa rrit burimet e rinovueshme dhe thotë se ndryshimi në strategjinë e saj, pas luftës në Ukrainë, nuk do të dëmtojë planin e vendit për të rritur energjinë e gjelbër dhe për të ulur emetimet e karbonit me 55% deri në vitin 2030, në përputhje me normat e vendosura nga Bashkimi Europian.

Këtë javë kryeministri grek Mitsotakis konfirmoi fillimin e studimeve sizmike për gjetjen e rezervave të ndryshme të gazit natyror në dy blloqe detare në jugperëndim të gadishullit të Peleponezit dhe ishullit të Kretës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat