Kompleks i ri për Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Arkitekturën - Tenderi 1 miliard lekë. Kompleksi do të ketë 30 klasa, 15 salla leksionesh, bibliotekë e parkim

Universiteti Politeknik ka shpallur tenderin me fond limit 1 miliardë lekë për ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Në thelb projekti parashikon shembjen e një godinë ekzistuese dhe ndërtimin e rindertimin e 3 godinave.
Projektit i rindërtimit për godinën e Fakulteteve të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit realizohet pas dëmtimeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike të vitit 2019.
Objekti në shfrytëzim nga këta dy fakultete ka një sipërfaqe totale 9 mijë e 885 m² dhe përbëhet nga dy pjesë të ndërtuara në periudha të ndryshme si ndërtesa të veçanta: Godina A – E ndërtuar në vitet ’80, aktualisht është e pa shfrytëzueshme si rezultat i dëmtimeve dhe Godina B – E ndërtuar në vitin 2010 vijon të shfrytëzohet nga të dy fakultetet.
Propozimi paraqet një zgjidhje të integruar përmes krijimit të një kompleksi universitar me tre korpuse kryesore:
- Fakulteti i Arkitekturës
- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Korpusi i klasave (Godina B)
- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Korpusi i zyrave dhe laboratorëve
Këto tre korpuse janë konceptuar të shkëputur në vëllim por të lidhur në funksion, duke përmbushur kështu edhe një ndër objektivat kryesore të detyrës së projektimit.
Projekti krijon mundësinë që kompleksi universitar të ketë 30 klasa, 15 salla leksioni, 3 salla konference, 91 zyra etj. Po ashtu parashikohet një hapësirë parkimi dhe zona pushimi.
SCAN
Sondazh

Largimet nga puna në Meta e Twitter, kriza e rrjeteve sociale - Cilat janë arsyet e vendimeve të marra nga Musk dhe Zuckerberg?
Sektori teknologjik, në mënyrë të vecantë ai i rrjeteve sociale, po kalon një moment të vështirë: si dëshmi e problemeve të këtyre kompanive ditët e fundit u......

Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat pajisje në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë më shumë energji
Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut, i ofron qytetarëve që janë të interesuar për mënyrat e uljes së faturave të energjisë elektrike,......

Ngadalësohet inflacioni në Greqi - Aktualisht në nivelin 9.1%, kryesisht për shkak të uljes së çmimit të gazit
Inflacioni në Greqi ka shënuar një ulje domethënëse në tetor sipas të dhënave të Autoritetit Statistikor, duke rënë në 9.1% nga 12 % që ishte në muajin......

Gjykata irlandeze: Parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Kanada!
Gjykata e Lartë e Irlandës vendosi të premten se parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë të Bashkimit Europian me Kanadanë nëse nuk......

BE paralajmëron: Eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër, përgatitemi për 'muaj të vështirë'!
BE-ja paralajmëroi të premten se eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër pasi Brukseli rriti parashikimet e inflacionit për 2022 dhe 2023 për shkak të......

Banka Botërore, projekt në rajon për standardet e Auditimit - Salinas: Rritje e profesionalizmit, konkurrencës, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së firmave
Banka Botëtrore ka zhvilluar në Tiranë Konferencën rajonale për forcimin e Qeverisjes së Koropratave, pjesë e Programit Rruga drejt Evropës për Reformën e......

Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet - Raporti: Ministria e Bujqësisë më korrektja, e Turizmit më pak transparentja
Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë......

Tendenca/ Rritja e çmimeve, ku po investojnë shqiptarët? - Raporti: Kryesojnë depozitat mbi 2 vjeçare dhe bonot 12 mujore
Rritja e fortë e çmimeve ka bërë që shqiptarët të riorientojnë planin e investimit të kursimeve të tyre në alternativa që u ofrojnë më shumë fitim. Titujt......