Largimet nga puna në Meta e Twitter, kriza e rrjeteve sociale - Cilat janë arsyet e vendimeve të marra nga Musk dhe Zuckerberg?

Sektori teknologjik, në mënyrë të vecantë ai i rrjeteve sociale, po kalon një moment të vështirë: si dëshmi e problemeve të këtyre kompanive ditët e fundit u konfirmuan një seri pushimesh nga puna, që kanë risjellë vëmendjen tek kushtet e sektorit.
Vecanërisht shumë serioze ishin vendimet e dy kompanive më të mëdha teknologjike: Twitter pushoi nga puna gjysmën e nënpunësve të tij, duke u tërhequr vetën disa orë më vonë, për të kërkuar rikthimin në punë të një pjese prej tyre. Disa sepse ishin larguar gabimisht dhe disa të tjerë sepse ishin të rëndësishëm për implementimin e funksioneve të reja të imagjinuara nga Elon Musk.
Dhe nëse Twitter la në shtëpi një pjesë të personelit, Meta e ndjek nga pas: shoqëria që ka Facebook dhe Instagram, ditët e fundit pushtoi nga puna 11 mijë persona, në atë që konsiderohet si numri më i madh i të larguarve nga puna në 18 vjet histori të kompanisë. Mark Zuckerberg u shpreh se ky ishte një moment i trishtë.
Sipas raportimeve të mediave amerikane nuk janë vetëm këto dy kompani të mëdha të cilat aktualisht gjenden në vështirësi. Në këtë sektor janë rreth 100 mijë personat e pushuar nga puna që nga fillimi i këtij viti. Dhe Snapchat ka shkurtuar një pjesë të personelit, ndërsa Amazon ka pezulluar punësimet e reja dhe sipas Wall Street Journal, aktualisht po analizon shpenzimet vjetore.
Por nga burojnë vështirësitë e sektorit? Një shpjegim u dha nga kreu i Meta-s, Mark Zuckenberg, i cili tha se në periudhën 2020 – 2021 ka pasur shumë punësime të reja, si pasojë e pritshmërive për një rritje të qëndrueshme dhe pas emergjencës së Covid. Periudhë gjatë së cilës puna në këto kompani shënoi rritje në nivele rekord. Por llogaritë në përfundim nuk rezultuan të sakta: në fillim të pandemisë bota u zhvendos me shpejtësi on line dhe rritja e tregtisë nëpërmjet internetit u përkthye në një rritje të ardhurash. Ishin të shumtë ata që parashikuan se kjo do të ishte një situatë e qëndrueshme e cila do të zgjaste, sipas Zuckerberg. Mes të cilëve dhe ai vetë, duke vendosur në këtë mënyrë të rrisë investimet. Por fatkeqësisht asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve.
Përfundimi i emergjencës Covid shkaktoi një ngadalësim të cilit iu shtua lufta në Ukrainë dhe inflacioni, pa llogaritur konkurencën e fortë dhe pasojat e kufizimeve të vendosura nga Apple. Një përzierje që peshoi mbi llogaritë si dhe shkaktoi një rënie të titujve në Wall Street, që nga fillimi i vitit u shënua një rënie prej 70%.
Probleme këto që nuk i përkasin vetëm Meta por të gjitha kompanive të sektorit. Pas krizës së pandemisë, ishin lufta në Ukrainë dhe inflacioni që e bënë edhe më të komplikuar kornizën makroekonomike. Në fund, recesioni në ardhje frenon investimet duke rrëzuar dhe më shumë sektorin.
Mes pasojave jo të drejtpërdrejta të recesionit që pritet është dhe rënia e reklamave, një nga burimet më të rëndësishme për kompanitë e sektorit. Në këtë mënyrë dhe ata që e konsiderojnë veten në një periudhë të suksesshme duhet të përballen me situatën e re. Sipas mediave amerikane, TikTok reduktori objektivat e fitimeve të tij me të paktën 2 milard dollarë.
Dhe kompanitë e tjera të sektorit si Microsoft dhe Apple, janë në vështirësi: në këtë rast ajo që peshon më shumë është sidomos ecuria e ekonomisë reale, mes recesionit të pritur dhe vështirësisë për pajisjen me disa përbërës të domosdoshëm si microchip-at.
SCAN
Sondazh

Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat pajisje në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë më shumë energji
Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut, i ofron qytetarëve që janë të interesuar për mënyrat e uljes së faturave të energjisë elektrike,......

Ngadalësohet inflacioni në Greqi - Aktualisht në nivelin 9.1%, kryesisht për shkak të uljes së çmimit të gazit
Inflacioni në Greqi ka shënuar një ulje domethënëse në tetor sipas të dhënave të Autoritetit Statistikor, duke rënë në 9.1% nga 12 % që ishte në muajin......

Gjykata irlandeze: Parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Kanada!
Gjykata e Lartë e Irlandës vendosi të premten se parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë të Bashkimit Europian me Kanadanë nëse nuk......

BE paralajmëron: Eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër, përgatitemi për 'muaj të vështirë'!
BE-ja paralajmëroi të premten se eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër pasi Brukseli rriti parashikimet e inflacionit për 2022 dhe 2023 për shkak të......

Banka Botërore, projekt në rajon për standardet e Auditimit - Salinas: Rritje e profesionalizmit, konkurrencës, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së firmave
Banka Botëtrore ka zhvilluar në Tiranë Konferencën rajonale për forcimin e Qeverisjes së Koropratave, pjesë e Programit Rruga drejt Evropës për Reformën e......

Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet - Raporti: Ministria e Bujqësisë më korrektja, e Turizmit më pak transparentja
Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë......

Tendenca/ Rritja e çmimeve, ku po investojnë shqiptarët? - Raporti: Kryesojnë depozitat mbi 2 vjeçare dhe bonot 12 mujore
Rritja e fortë e çmimeve ka bërë që shqiptarët të riorientojnë planin e investimit të kursimeve të tyre në alternativa që u ofrojnë më shumë fitim. Titujt......

E-bateritë e Francës marrin mbështetjen e BE-së dhe investitorëve privat – Verkor inaugurohet nga zyrtar qeveritar dhe aktorë të industrisë
Verkor, një start-up francez i baterive elektronike, përuroi qendrën e tij të inovacionit në Grenoble, me mbështetjen e zyrtarëve qeveritarë, aktorëve kryesorë......