Banka Botërore, projekt në rajon për standardet e Auditimit - Salinas: Rritje e profesionalizmit, konkurrencës, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së firmave

Banka Botëtrore ka zhvilluar në Tiranë Konferencën rajonale për forcimin e Qeverisjes së Koropratave, pjesë e Programit Rruga drejt Evropës për Reformën e Kontabilitetit dhe Forcimin e Institucioneve për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Eventi është pjesë e Konferencave që do të zhvillohen në vendet e Ballkanit Perëndimor për te rritur qendrueshmerine ne raportimin financiar si dhe forcimin e rolit të Komisioneve të Auditimit.
Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë, në fjalën hapëse tha se aktiviteti ka dy synime kryesore: së pari përmirësimi i aksesit të ndermarrjeve te vogla dhe te mesme në shërbimet profesionale të kontabilitetit dhe raportimit financiar, dhe së dyti, harmonizimi me direktivat e BE-së për sa i takon raportimit financiar.
Ai u shpreh se: "Ky aktivitet është pjesë e Konferencave që do të zhvillohen në vendet e Ballkanit Perëndimor për te rritur qendrueshmerine ne raportimin financiar si dhe forcimin e rolit të Komisioneve të Auditimit.
Pse po e zhvillojme këtë aktivitet? Së pari, për të përmirësuar aksesin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme në shërbimet profesionale të kontabilitetit dhe raportimit financiar. Së dyti, për të ndihmuar në harmonizimin me direktivat e BE-së për sa i takon raportimit financiar.
E gjithë kjo është pjesë e rritjes së profesionalizmit, konkurrencës, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së firmave. Kjo nevojitet për të arritur nje rritje ekonomike më të qëndrueshme dhe shperndarje sa më të mirë të saj, për të krijuar më shumë vende pune dhe veçanërisht, vende pune me cilesore, si dhe për t'u larguar nga informaliteti, i cili pengon ekonominë dhe esthe një pengesë e madhe për rritjen e firmave."
Salinas nënvizoi se raportimi financiar nuk duhet parë si një barrë imponuese, por si një oportunitet, që kompanitë të identifikojnë dobësitë kryesore e për t’ju përshtatir atyre.
'Raportimi financiar mund të shihet si një barrë imponuese dhe administrative. Por mendoj se duhet ta shohim ne fakt si një mundësi. Ne jetojmë në kohë të trazuara dhe pasiguria qe e shoqeron ndoshta do të bëhet normë dhe jo përjashtim. Firmat e suksesshme do të jenë ato që mund të identifikojnë dobësitë e tyre kryesore dhe në mënyrë proaktive të ndërmarrin veprime për të zbutur rreziqet dhe përshtatur ndryshimit,; tha ai.
Përfitues të këtij programi janë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet - Raporti: Ministria e Bujqësisë më korrektja, e Turizmit më pak transparentja
Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë......

Tendenca/ Rritja e çmimeve, ku po investojnë shqiptarët? - Raporti: Kryesojnë depozitat mbi 2 vjeçare dhe bonot 12 mujore
Rritja e fortë e çmimeve ka bërë që shqiptarët të riorientojnë planin e investimit të kursimeve të tyre në alternativa që u ofrojnë më shumë fitim. Titujt......

E-bateritë e Francës marrin mbështetjen e BE-së dhe investitorëve privat – Verkor inaugurohet nga zyrtar qeveritar dhe aktorë të industrisë
Verkor, një start-up francez i baterive elektronike, përuroi qendrën e tij të inovacionit në Grenoble, me mbështetjen e zyrtarëve qeveritarë, aktorëve kryesorë......

Fshati spanjoll në shitje për 260 mijë euro!
Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet, si thoni të blini një fshat të tërë? Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i......

Inflacioni në SHBA mbështet bursat - Fokusi te zgjedhjet, republikanët drejt kontrollin të Dhomës
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm pasi......

Inflacioni në SHBA rrëzon Dollarin - Shfaq shenja të ngadalësimit, FED pritet të ulë agresivitetin
Dollari amerikan ka vijuar dobësimin edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi inflacioni në SHBA rezultoi poshtë parashikimeve......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 96 dollarë - Mbështetet nga ngadalësimi i inflacionit në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e fundit të javës, për shkak se janë zbehur mundësitë për recesion në SHBA dhe për shkak të dobësimit të dollarit......

Gjermania bllokon shitjen e fabrikës së çipave Kinës për shkak të frikës së sigurisë!
Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e një prej fabrikave të saj të gjysmëpërçuesve një kompanie teknologjike në pronësi kineze për shkak të shqetësimeve të......