Fshati spanjoll në shitje për 260 mijë euro!

Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet, si thoni të blini një fshat të tërë? Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i kërkuar është 260,000 euro.
I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamora-s dhe tre orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që do të prisnit të gjeni në një qytet të vogël spanjoll.
Ato përfshijnë 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile. Por ajo që nuk ka janë banorët. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada.
Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.
"Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua," tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”. Në faqen e Idealista-s në të cilën figuron prona, pronari rreth të 80-tave shprehet se “Po shes sepse jam banor dhe nuk mund të mirëmbaj” fshatin.
Ajo ka tërhequr interes, me më shumë se 50 mijë vizita që kur u listua një javë më parë me këtë çmim. Rodríguez tha se 300 njerëz kanë shprehur interes për të blerë, nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka vënë tashmë para për ta rezervuar, tha ai.
Salto de Castro u ndërtua nga kompania e prodhimit të energjisë elektrike Iberduero për të strehuar familjet e punëtorëve që ndërtuan rezervuarin ngjitur, nga fillimi i viteve 1950. Por banorët u larguan pas përfundimit të tij dhe fshati u braktis plotësisht në fund të viteve 1980.
Zona që e rrethon është pjesë e asaj që është bërë e njohur si "Spanja e zbrazur" - zona rurale me popullsi të rrallë të cilave u mungojnë shumë nga shërbimet që gjenden në qytete dhe provinca. Salto de Castro është nxjerrë në shitje më parë, për 6.5 milionë euro. Megjithatë, pa blerës dhe me shumë prej ndërtesave të vandalizuara, çmimi ka rënë.
Çmimi i kërkuar prej 260,000 euro është i mjaftueshëm vetëm për një apartament me një dhomë gjumi në zonat më të bukura të Madridit ose Barcelonës.
Por blerësi eventual i Salto de Castro mund të ketë nevojë për xhepa të thellë, të paktën për të tërhequr vizitorë. Sipas Idealista: "Investimi i kërkuar për ta bërë fshatin 100% të realizueshëm dhe për t'u bërë fitimprurës nuk do të kalonte 2 milionë euro."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Inflacioni në SHBA mbështet bursat - Fokusi te zgjedhjet, republikanët drejt kontrollin të Dhomës
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm pasi......

Inflacioni në SHBA rrëzon Dollarin - Shfaq shenja të ngadalësimit, FED pritet të ulë agresivitetin
Dollari amerikan ka vijuar dobësimin edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi inflacioni në SHBA rezultoi poshtë parashikimeve......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 96 dollarë - Mbështetet nga ngadalësimi i inflacionit në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e fundit të javës, për shkak se janë zbehur mundësitë për recesion në SHBA dhe për shkak të dobësimit të dollarit......

Gjermania bllokon shitjen e fabrikës së çipave Kinës për shkak të frikës së sigurisë!
Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e një prej fabrikave të saj të gjysmëpërçuesve një kompanie teknologjike në pronësi kineze për shkak të shqetësimeve të......

Pse ky gjigant i naftës po shkurton 1100 vende pune dhe po u jep miliarda dollarë aksionarëve te tij?!
Rafineria amerikane, Phillips 66 do të shkurtojë të paktën 1,100 vende pune deri në fund të këtij viti, ndërsa gjigandi i rafinimit kërkon të ulë kostot dhe të......

Industria globale e transportit po përballet me një problem të ri: Shumë kontejnerë!
Ndërsa kishte mungesë kontejnerësh në kulmin e pandemisë, ekonomia globale tani po përballet me problemin e kundërt: shumë kontejnerë. Përveç tarifave në rënie......

BE forcon standardet e ndotjes së automjeteve rrugore - Prezanton rregulloren e re Euro 7 për të gjitha llojet e mjeteve
Propozimi i shumëpritur i Komisionit Evropian për të reduktuar ndotjen e ajrit nga automjetet është publikuar këtë javë, duke shtrënguar në mënyrë modeste......

Britania në prag recesioni: Ekonomia tkurret me 0.2% në tremujorin e tretë!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 0.2% në tremujorin e tretë të 2022, duke sinjalizuar atë që mund të jetë fillimi i një recesioni të gjatë.......