Gjermania bllokon shitjen e fabrikës së çipave Kinës për shkak të frikës së sigurisë!

Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e një prej fabrikave të saj të gjysmëpërçuesve një kompanie teknologjike në pronësi kineze për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë tha në një deklaratë se e kishte ndaluar Elmos Semiconductor, e cila prodhon çipa për industrinë e automobilave, të shesë fabrikën e saj në Dortmund te Silex, një degë suedeze e Sai Microelectronics të Kinës.
Vendimi ishte marrë “sepse blerja do të kishte rrezikuar rendin publik dhe sigurinë e Gjermanisë”, tha ministria në një deklaratë.
Silex njoftoi në dhjetor se kishte nënshkruar një marrëveshje me Elmos për të blerë fabrikën për 85 milionë euro (85.4 milionë dollarë). Elmos tha në një deklaratë se të dy kompanitë shprehën keqardhje për vendimin e qeverisë.
“Transferimi i teknologjive të reja të mikromekanikës … nga Suedia dhe investimet e rëndësishme në vendndodhjen e Dortmundit do të kishin forcuar prodhimin e gjysmëpërçuesve në Gjermani,” tha Elmos, duke shtuar se po shqyrtonte nëse do të ndërmerrte veprime ligjore.
Sia Microelectronics tha në një deklaratë të enjten se "ndjen keqardhje të thellë" për vendimin e qeverisë gjermane. Aksionet e saj ranë më shumë se 9% në Shenzhen.
“Ne duhet të shohim nga afër blerjet e kompanive kur përfshihet infrastruktura e rëndësishme ose kur ekziston rreziku i rrjedhjes së teknologjisë drejt blerësve nga vendet jo-BE”, tha në një konferencë shtypi ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck.
Ai shtoi se industria e gjysmëpërçuesve në Europë, në veçanti, duhet të ruajë "sovranitetin e saj teknologjik dhe ekonomik".
Marrëveshja e planifikuar kishte tronditur autoritetet gjermane të shqetësuara se investimet kineze në infrastrukturën e saj kritike mund të komprometonin pronën e saj intelektuale dhe ta linin atë të ekspozuar ndaj presionit politik nga Pekini.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse ky gjigant i naftës po shkurton 1100 vende pune dhe po u jep miliarda dollarë aksionarëve te tij?!
Rafineria amerikane, Phillips 66 do të shkurtojë të paktën 1,100 vende pune deri në fund të këtij viti, ndërsa gjigandi i rafinimit kërkon të ulë kostot dhe të......

Industria globale e transportit po përballet me një problem të ri: Shumë kontejnerë!
Ndërsa kishte mungesë kontejnerësh në kulmin e pandemisë, ekonomia globale tani po përballet me problemin e kundërt: shumë kontejnerë. Përveç tarifave në rënie......

BE forcon standardet e ndotjes së automjeteve rrugore - Prezanton rregulloren e re Euro 7 për të gjitha llojet e mjeteve
Propozimi i shumëpritur i Komisionit Evropian për të reduktuar ndotjen e ajrit nga automjetet është publikuar këtë javë, duke shtrënguar në mënyrë modeste......

Britania në prag recesioni: Ekonomia tkurret me 0.2% në tremujorin e tretë!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 0.2% në tremujorin e tretë të 2022, duke sinjalizuar atë që mund të jetë fillimi i një recesioni të gjatë.......

‘Fundoset’ Dollari amerikan, humbet rreth 3 pikë brenda natës – Paundi dhe Franga e mbyllin javën pozitivisht!
Dollari amerikan ka pësuar rënien më të fortë në 2 muaj teksa ka humbur rreth 3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me......

Sa i kushtuan Shqipërisë bunkerët? Rrëfimi i rrallë në emisionin 'DOSJA E' për 1000 eksperimentet sekrete që u kryen para viteve '90
https://www.youtube.com/watch?v=PcIzF8uq-ok Me iniciativa të njëpasnjëshme, për publikun janë bërë të njohura dhe janë bërë në vizitueshme disa prej......

Rënia më e madhe e pagave reale në 80 vjet - Zviceranët po përballen me tkurrjen më të madhe që nga viti 1942
Punonjësit zviceranë po përballen me rëniet më të mëdha të pagave reale që nga viti 1942, por kjo do ta ndihmojë vendin të shmangë një spirale të rritjes së......

Italia rrit pensionet nga 1 janari 2023 - Rivlerësimi konsiderohet si rekord nga qeveria aktuale
Një rivlerësim rekord i pensioneve në Itali. Kjo do të ndodhë duke filluar nga 1 janari 2023 sipas dekretit të firmosur nga ministri i ekonomisë, Giancarlo......