Italia rrit pensionet nga 1 janari 2023 - Rivlerësimi konsiderohet si rekord nga qeveria aktuale

Një rivlerësim rekord i pensioneve në Itali. Kjo do të ndodhë duke filluar nga 1 janari 2023 sipas dekretit të firmosur nga ministri i ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, sipas të cilit shifra do të vendoset në bazë të ecurisë së inflacionit të vitit 2022. Rritja do të jetë prej 7.3% por ata që përfitojnë plotësisht do të jenë ata që kanë pension katër herë më të ulët s eminimumi i përcaktuar nga Instituti Kombëtar për pensionin social, që është 525 euro në muaj. Shtesat do të jenë rreth 38 euro në muaj për pensionet minimale, dhe 52 euro në muaj për pensionet një mijë euroshe. Ndërsa do të marrin 100 euro më shumë ata që marrin 2000 euro pension dhe 150 euro ata që e kanë 4 mijë euro.
Pas disa dekadash, nga fillimi i 2023-shit, do të nisë një rivlerësim maksimal i pensioneve prej 7.3%, i llogaritur provizorisht mbi bazën e ndryshimit në përqindje që ka ndodhur në indekset e çmimeve të konsumit të ofruara nga Istat më 3 nëntor 2022. Por projeksioni për muajin nëntor dhe dhjetor mund të jetë nën shifrën reale të fundvitit. Prandaj, rivlerësimi mund të shtrihet dhe më tej. Në këtë rast, pensionistët do të shihnin gjithashtu një rregullim vitin e ardhshëm, siç ka ndodhur tashmë këtë vit.
Edhe në vitin 2023, skema e indeksimit të pensioneve do të jetë ajo e miratuar këtë vit. Rregullimi do të jetë i plotë, 100%, për çeqet që kapin katërfish më pak të pensionit social minimal, 525.38 euro; do të bjerë në 90% për trajtimet nga 4 deri në 5 herë minimumi dhe në 75% për pensionet mbi kufirin 5 herë më të ulët. Rivlerësimi do të zbatohet për shumat bruto të çeqeve, duke përfshirë rregullimin e vitit 2022 prej 0.2% të paguar në fillim të nëntorit të këtij viti.
SCAN
Sondazh

Itali, turizmi dimëror pret 9.5 miliardë euro fitime - Por, një pjesë e mirë do të shkojë për faturat e energjisë
Pas sezonit “zero” si pasojë e Covid-19 në vitet 2020–2021 dhe një tjetri – dimrin e kaluar – gjatë të cilit nuk u arritën nivelet e para pandemisë, tashmë......

Greqia, 250 euro të moshuarve për Krishtlindje - Vendi përfshihet nga protesta kundër rritjes së çmimeve
Në Greqi, një javë para Krishtlindjeve, rreth 2.3 milionë pensionistë, të moshuar pa sigurime dhe familjarë në nevojë do të marrin 250 euro nga shteti, në......

Parkingjet e mëdha do të mbulohen me panele diellore - Vendimi i miratuar nga senati në Francë vlen dhe për parkingjet me 80 automjete
Të gjitha parkingjet e mëdha të automjeteve në Francë do të mbulohen me panele diellore, pjesë e planit të presidentit Emanuel Macron drejt energjisë së......

Shqiptarët, më të shqetësuar për karrierën sesa për pagën - Sondazhi, 53% synojnë drejt shteteve të tjera. Kosova rezultate më të mira
Shqiptarët e Kosovës por dhe të Shqipërisë janë më të shqetësuar në punën e tyre të përditshme për mundësitë e karrierës sesa për pagën. 72% e atyre të......

Bizneset presin inflacion 12,7% pas një viti - Parashikimet e BSH sugjerojnë se do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të 2024
Inflacioni për muajin tetor në Shqipëri arriti në 8,3%, që është edhe niveli më I lartë që nga dhjetori I vitit 1998. Por, parashikimet janë edhe më pesimiste.......

Kërkohet shans i ri për 4 mijë dosje dëmshpërblimi financiar - Amendamenti: Ish-të përndjekurit të aplikojnë deri në vitin 2024
Një amendim ligjor i depozituar në Kuvend synon të krijojë mundësinë e përfshirjes në skemën e kompensimit t ëish të përndjekurve politikë të rreth 4 mijë......

Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri - Adresat, shtohet elementi i 9-të në përbërje
Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik,......

Rritet lehtë çmimi i energjisë për bizneset - Për tetorin, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.5 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV do të pësojë një rritje të lehtë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë......