Bizneset presin inflacion 12,7% pas një viti - Parashikimet e BSH sugjerojnë se do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të 2024

Inflacioni për muajin tetor në Shqipëri arriti në 8,3%, që është edhe niveli më I lartë që nga dhjetori I vitit 1998. Por, parashikimet janë edhe më pesimiste. Në raportin e politikës monetare të publikuar nga Banka e Shqipërisë theksohet se pritjet për inflacionin të bizneseve dhe të agjentëve financiarë kanë vijuar prirjen rritëse në tremujorin e tretë, ndërsa pritjet e konsumatorëve kanë shënuar rënie këtë tremujor.
Pritjet e bizneseve qëndrojnë në nivele më të larta duke parashikuar një inflacion prej 12,7% pas një viti. Konsumatorët presin që inflacioni pas një viti të jetë 9.1%, ndërsa agjentët financiarë duken më të moderuar në pritshmëritë dhe parashikojnë një inflacion në niveln prej 6% pas një viti.
Banka Qendrore parashikon se inflacioni do të kthehet në objektivin 3% brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare parashikohet të vazhdojë të shënojë ritme pozitive rritjeje, pavarësisht ngadalësimit të pritur në afatin e shkurtër. Banka e Shqipërisë ka filluar një proces gradual normalizimi të qëndrimit të politikës monetare, nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit duke e çuar më 2 nëntor në nivelin 2.75%.
Por, krahas pritshmërive për rritjen e inflacionit, Banka Qendrore vëren se paga mesatare në sektorin privat ka vazhduar të zgjerohet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të dytë. Rritja vjetore shënoi 11.9%, nga 10.5% një tremujor më parë.
Ndër kontributet sektoriale, spikasin në mënyrë të veçantë degët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Informacionit dhe komunikacionit” dhe “Industrisë”. Nga ana tjetër, normat në rritje të inflacionit kanë ngadalësuar ritmin e rritjes së pagës reale në 5.2% në tremujorin e dytë, kundrejt 6.1% një tremujor më parë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Kërkohet shans i ri për 4 mijë dosje dëmshpërblimi financiar - Amendamenti: Ish-të përndjekurit të aplikojnë deri në vitin 2024
Një amendim ligjor i depozituar në Kuvend synon të krijojë mundësinë e përfshirjes në skemën e kompensimit t ëish të përndjekurve politikë të rreth 4 mijë......

Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri - Adresat, shtohet elementi i 9-të në përbërje
Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik,......

Rritet lehtë çmimi i energjisë për bizneset - Për tetorin, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.5 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV do të pësojë një rritje të lehtë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë......

ERE vendos për fashën 800 kWh/muaj - Në fuqi për muajin dhjetor, në nëntor nuk ka rritje të çmimit të energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e aplikimit të tarifimit me 2 fasha të energjisë eletkrike për muajin nëntor, duke lënë në fuqi çmimin e......

Marrëveshje shkencore mes Britanisë dhe Zvicrës ndërsa të dyja vazhdojnë të jenë të bllokuara nga skema e BE-së
Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra po arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin shkencor pasi të dy vendet vazhdojnë të jenë të bllokuara nga një skemë e madhe e......

6 miliardë dollarë tërheqje në vetëm tre ditë - Gjigandi i kriptomonedhës largohet nga marrëveshja e shpëtimit të FTX!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, është larguar nga një marrëveshje shpëtimi për rivalin e saj më të vogël FTX. Binance tha se pas......

Everyone with a bank account, Sejko: The state will cover the costs
Since the beginning of May, the Bank of Albania, the Ministry of Finance and Economy, ANA, and the banking system have been cooperating closely with the aim of......

BE, rritet puna nga shtëpia në vitin 2021 - Stokholmi, i pari me një nivel prej 40.5%
Gjatë krizës së pandemisë COVID-19, një përqindje e madhe e punonjësve në BE u përballën me ndryshimin e modeleve të punës, duke përfshirë punën nga shtëpia.......