Kërkohet shans i ri për 4 mijë dosje dëmshpërblimi financiar - Amendamenti: Ish-të përndjekurit të aplikojnë deri në vitin 2024

Një amendim ligjor i depozituar në Kuvend synon të krijojë mundësinë e përfshirjes në skemën e kompensimit t ëish të përndjekurve politikë të rreth 4 mijë dosjeve. Në ligjin ekzistues, të amenduar për herë të fundit në vitin 2014, parashikohej një afat 3 vjeçar për plotësimin e dokumentacionit të nevojshën nga ish të përndjekurit politikë në mënyrë që të merrnin dëmshpërblimin financiar.
Por, sipas deputetës së opozitës, Greta Bardeli, jo të gjithë kanë pasur mundësi që të plotësojnë dosjen në këtë periudhë, ndaj në ligj duhet bërë një ndërhyrje tjetër, që në thelb i rivendos në afat këto dosje.
Propozimi është që në ligj, afati 3 vjeçar të bëhet 10 vjeçar, çka do t;u krijonte mundësinë atyre që kanë humbur të drejtën e aplikimit, që të fitojnë një mundësi të re. me këtë shtyrje, praktikisht afati për plotësimin e dosjeve shtyhet deri në vitin 2024.
“Pavarësisht njoftimeve për shpërndarjen e kësteve të radhës për ish të përndjekurit politikë, një pjesë e madhe e dosjeve të dëmshpërblimkit u ka kaluar afati për përfitimin e fondeve të vëna në dispozicion. Kjo sepse kuadri ligjor në fuqi i pengon personat e prekur apo trashëgimtarët qe tyrë që të aplikojnë sërish pas kalimit të afateve.
Nga informacionet paraprake, mund të jenë rreth 4 mijë dosje që nuk mund të trajtohen për kompensim financiar nga ligji aktual për shkak se u ka kaluar afati maksimal i aplikimit” shkruhet në relacionin e nismës.
Për vitin 2022 është parashikuar shpërndarja e një fondi 1 miliardë lekë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Kategoria parësore që ka përjetuar direkt përndjekjen gjatë regjimit komunist është në fazën e këstit të 19-të ndërsa kategoria e trashëgimtarëve në këstin e katërt.
SCAN
Sondazh

Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri - Adresat, shtohet elementi i 9-të në përbërje
Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik,......

Rritet lehtë çmimi i energjisë për bizneset - Për tetorin, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.5 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV do të pësojë një rritje të lehtë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë......

ERE vendos për fashën 800 kWh/muaj - Në fuqi për muajin dhjetor, në nëntor nuk ka rritje të çmimit të energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e aplikimit të tarifimit me 2 fasha të energjisë eletkrike për muajin nëntor, duke lënë në fuqi çmimin e......

Marrëveshje shkencore mes Britanisë dhe Zvicrës ndërsa të dyja vazhdojnë të jenë të bllokuara nga skema e BE-së
Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra po arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin shkencor pasi të dy vendet vazhdojnë të jenë të bllokuara nga një skemë e madhe e......

6 miliardë dollarë tërheqje në vetëm tre ditë - Gjigandi i kriptomonedhës largohet nga marrëveshja e shpëtimit të FTX!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, është larguar nga një marrëveshje shpëtimi për rivalin e saj më të vogël FTX. Binance tha se pas......

Everyone with a bank account, Sejko: The state will cover the costs
Since the beginning of May, the Bank of Albania, the Ministry of Finance and Economy, ANA, and the banking system have been cooperating closely with the aim of......

BE, rritet puna nga shtëpia në vitin 2021 - Stokholmi, i pari me një nivel prej 40.5%
Gjatë krizës së pandemisë COVID-19, një përqindje e madhe e punonjësve në BE u përballën me ndryshimin e modeleve të punës, duke përfshirë punën nga shtëpia.......

‘Vetëm për të pasurit’ – Kush janë qytetet më të shtrenjta në botë
Gazeta financiare The Economist publikoi së fundmi listën e 2021 të qyteteve më të shtrenjta në botë. Sondazhi, shpjegon botimi, është bërë përmes The......