Greqia, 250 euro të moshuarve për Krishtlindje - Vendi përfshihet nga protesta kundër rritjes së çmimeve

Në Greqi, një javë para Krishtlindjeve, rreth 2.3 milionë pensionistë, të moshuar pa sigurime dhe familjarë në nevojë do të marrin 250 euro nga shteti, në kuadër të ndihmës së jashtëzakonshme financiare për qytetarët më të prekur nga kriza energjitike si dhe nga rritja dramatike e çmimeve të prodhimeve të konsumit. Kushtet për marrjen e kësaj pagese, nga pensionistët me të ardhura mujore deri në 800 euro, si dhe për ata që kanë të drejtë për shpërblim invaliditeti, të moshuarit e pasiguaruar dhe familjet në nevojë me fëmijë, parashikohen në ligjin për sigurimet shoqërore të ministrisë së punës.
Kjo masë përfshin dhe të papunët për një kohë të gjatë, për një periudhë nga 12 deri në 24 muaj, të cilët nuk janë përfitues të të ardhurave minimale të garantuara; për ata nuk kërkohet asnjë rregullim legjislative – vetëm një vendim nga Agjencia Publike e Punësimit.
Për përcaktimin e përfituesve duhet të plotësohen disa kushte, si për shembull: të ardhurat vjetore të tatueshme individuale për vitin tatimor 2022 nuk duhet të kalojnë 9.600 euro, që do të thotë se të ardhurat individuale nuk mund të kalojnë 800 euro në muaj.
Të ardhurat vjetore të tatueshme familjare nuk duhet të kalojnë 16. 800 euro, që praktikisht do të thotë se për një çift të ardhurat mujore nuk mund të kalojnë 1400 euro.
Vlera totale e pasurisë së paluajtshme të familjes nuk duhet të kalojë shumën prej 300 mijë euro.
Përfituesit duhet të jenë rezidentë tatimorë të Greqisë dhe të kenë dorëzuar një deklaratë tatimore mbi të ardhurat për vitin tatimor 2021.
Nëse të dy bashkëshortët janë përfitues të ndihmës, atëherë ndihma u paguhet të dyve. Përfitimi do të paguhet nga Enti i Vetëm i Sigurimeve Shoqërore.
Në një moment që shteti grek publikon ndihmën financiare për qytetarët që përballen me inflacionin e lartë, një ditë më parë vendi është përfshirë nga manifestime të dhunshme. Një ditë më parë, protestuesit u përplasën me policinë gjatë një demonstrate kundër cmimeve në rritje dhe koston e lartë të energjisë elektrike.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të dhunshme që hidhnin gurë dhe bomba molotov ndah godinave qeveritare në Athinë, ndërkohë që mijëra punëtorë të cilëve iu bashkuan dhe pensionistët vijonin protestën e tyre. Protesta ishte pjesë e një greve 24 orëshe e organizuar nga sindikatat më të mëdha në vend që kërkojnë rritje pagash në mënyrë që të përballohet inflacioni më i lartë në 30 vite, që regjistrohet në Greqi.
Qeveria ka rritur pagën minimale, e cila aktualsiht është 713 euro, dy herë që nga muaji janar, dhe premtoi se do ta rrisë sërish në vitin 2023. Gjithashtu që nga shtatori 2021 qeveria greke ka shpenzuar më shumë se 9 miliardë euro në ndihma për pagesën e faturave të energjisë elektrike, por dhe të karburantit për fermerët. Gjithashtu në paketën e ndihmës financiare janë përfshirë dhe familjet e bizneset.
Por sindikatat kërkojnë sërish rritje të pagës minimale dhe përmirësim të ligjeve të punës.
SCAN
Sondazh

Parkingjet e mëdha do të mbulohen me panele diellore - Vendimi i miratuar nga senati në Francë vlen dhe për parkingjet me 80 automjete
Të gjitha parkingjet e mëdha të automjeteve në Francë do të mbulohen me panele diellore, pjesë e planit të presidentit Emanuel Macron drejt energjisë së......

Shqiptarët, më të shqetësuar për karrierën sesa për pagën - Sondazhi, 53% synojnë drejt shteteve të tjera. Kosova rezultate më të mira
Shqiptarët e Kosovës por dhe të Shqipërisë janë më të shqetësuar në punën e tyre të përditshme për mundësitë e karrierës sesa për pagën. 72% e atyre të......

Bizneset presin inflacion 12,7% pas një viti - Parashikimet e BSH sugjerojnë se do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të 2024
Inflacioni për muajin tetor në Shqipëri arriti në 8,3%, që është edhe niveli më I lartë që nga dhjetori I vitit 1998. Por, parashikimet janë edhe më pesimiste.......

Kërkohet shans i ri për 4 mijë dosje dëmshpërblimi financiar - Amendamenti: Ish-të përndjekurit të aplikojnë deri në vitin 2024
Një amendim ligjor i depozituar në Kuvend synon të krijojë mundësinë e përfshirjes në skemën e kompensimit t ëish të përndjekurve politikë të rreth 4 mijë......

Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri - Adresat, shtohet elementi i 9-të në përbërje
Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik,......

Rritet lehtë çmimi i energjisë për bizneset - Për tetorin, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.5 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV do të pësojë një rritje të lehtë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë......

ERE vendos për fashën 800 kWh/muaj - Në fuqi për muajin dhjetor, në nëntor nuk ka rritje të çmimit të energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e aplikimit të tarifimit me 2 fasha të energjisë eletkrike për muajin nëntor, duke lënë në fuqi çmimin e......

Marrëveshje shkencore mes Britanisë dhe Zvicrës ndërsa të dyja vazhdojnë të jenë të bllokuara nga skema e BE-së
Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra po arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin shkencor pasi të dy vendet vazhdojnë të jenë të bllokuara nga një skemë e madhe e......