Parkingjet e mëdha do të mbulohen me panele diellore - Vendimi i miratuar nga senati në Francë vlen dhe për parkingjet me 80 automjete

Të gjitha parkingjet e mëdha të automjeteve në Francë do të mbulohen me panele diellore, pjesë e planit të presidentit Emanuel Macron drejt energjisë së rinovueshme.
Vendimi i miratuar nga senati francez detyron parkingjet e reja dhe ato ekzistuese me hapësirë për të paktën 80 automjete që të mbulohen me panele diellore.
Pronarët e parkingjeve me hapësirë nga 80 deri në 400 automjete kanë pesë vjet kohë që të përshtaten me të gjitha masat. Ndërkohë ata që kanë parkingje me hapësirë për më shumë se 400 automjete do të kenë vetëm tre vjet kohë. Të paktën gjysma e zonës së parkingjeve të mëdha duhet të jetë e mbuluar me panele diellore brenda kësaj periudhe. Qeveria franceze beson se kjo masë do të prodhojë më shumë se 11 gigavatorë energji. Politikanët fillimisht e përgatitën këtë plan për parkingjet me një hapësirë prej 2.500 metra katrorë, por më pasë zgjodhën që t’i seleksionojnë në bazë të numrit të automjeteve që mund të strehojnë.
Macron ka hedhur pas krahëve këmbënguljen e tij për energjinë bërthamore gjatë vitit të kaluar dhe në shtator konfirmoi planet për të nxitur industrinë e energjisë së rinovueshme të Francës. Ai vizitoi fermën e parë të erës në det të hapur të vendit në portin e Saint-Nazaire në bregun perëndimor dhe shpreson të përshpejtojë kohën e ndërtimit të parqeve me erë dhe parqeve diellore.
Lëvizja vjen pasi vendet europiane po shqyrtojnë furnizimet e tyre të brendshme me energji si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Problemet teknike dhe mirëmbajtja e flotës bërthamore franceze e ka përkeqësuar problemin ndërsa operatori kombëtar EDF u detyrua të reduktojë prodhimin e tij në verë, kur lumenjtë francezë u ngrohën shumë.
Qeveria ka nisur gjithashtu një fushatë komunikimi, "Çdo gjest ka rëndësi", duke inkurajuar individët dhe industrinë të reduktojnë përdorimin e energjisë dhe dritat e Kullës Eifel po fiken më shumë se një orë më parë, në krahasim me të kaluarën.
Qeveria franceze planifikon të shpenzojë 45 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë.
SCAN
Sondazh

Shqiptarët, më të shqetësuar për karrierën sesa për pagën - Sondazhi, 53% synojnë drejt shteteve të tjera. Kosova rezultate më të mira
Shqiptarët e Kosovës por dhe të Shqipërisë janë më të shqetësuar në punën e tyre të përditshme për mundësitë e karrierës sesa për pagën. 72% e atyre të......

Bizneset presin inflacion 12,7% pas një viti - Parashikimet e BSH sugjerojnë se do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të 2024
Inflacioni për muajin tetor në Shqipëri arriti në 8,3%, që është edhe niveli më I lartë që nga dhjetori I vitit 1998. Por, parashikimet janë edhe më pesimiste.......

Kërkohet shans i ri për 4 mijë dosje dëmshpërblimi financiar - Amendamenti: Ish-të përndjekurit të aplikojnë deri në vitin 2024
Një amendim ligjor i depozituar në Kuvend synon të krijojë mundësinë e përfshirjes në skemën e kompensimit t ëish të përndjekurve politikë të rreth 4 mijë......

Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri - Adresat, shtohet elementi i 9-të në përbërje
Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik,......

Rritet lehtë çmimi i energjisë për bizneset - Për tetorin, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.5 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV do të pësojë një rritje të lehtë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë......

ERE vendos për fashën 800 kWh/muaj - Në fuqi për muajin dhjetor, në nëntor nuk ka rritje të çmimit të energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e aplikimit të tarifimit me 2 fasha të energjisë eletkrike për muajin nëntor, duke lënë në fuqi çmimin e......

Marrëveshje shkencore mes Britanisë dhe Zvicrës ndërsa të dyja vazhdojnë të jenë të bllokuara nga skema e BE-së
Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra po arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin shkencor pasi të dy vendet vazhdojnë të jenë të bllokuara nga një skemë e madhe e......

6 miliardë dollarë tërheqje në vetëm tre ditë - Gjigandi i kriptomonedhës largohet nga marrëveshja e shpëtimit të FTX!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, është larguar nga një marrëveshje shpëtimi për rivalin e saj më të vogël FTX. Binance tha se pas......