Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 96 dollarë - Mbështetet nga ngadalësimi i inflacionit në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e fundit të javës, për shkak se janë zbehur mundësitë për recesion në SHBA dhe për shkak të dobësimit të dollarit amerikan. Megjithatë, gjatë kësaj jave pritet të realizojë humbje prej rreth 4%, kryesisht për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-10 në Kinë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 96 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi. Të dhënat mbi inflacionin në SHBA kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të ngadalësojnë hapin e rritjes së interesave në takimin e dhjetorit, duke rrëzuar dollarin amerikan.
Një dollar më i dobët e rrit kërkesën për lëndët e para, pasi i bën më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Analistët shprehet se fitimet janë kufizuar nga rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, që vijon të përbëjë një rrezik për kërkesën në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Autoritetet kineze vijojnë të ndjekin politikën zero Covid dhe sapo evidentohen raste të reja, provinca të tëra vendosen në karantinë.
SCAN
Sondazh

Gjermania bllokon shitjen e fabrikës së çipave Kinës për shkak të frikës së sigurisë!
Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e një prej fabrikave të saj të gjysmëpërçuesve një kompanie teknologjike në pronësi kineze për shkak të shqetësimeve të......

Pse ky gjigant i naftës po shkurton 1100 vende pune dhe po u jep miliarda dollarë aksionarëve te tij?!
Rafineria amerikane, Phillips 66 do të shkurtojë të paktën 1,100 vende pune deri në fund të këtij viti, ndërsa gjigandi i rafinimit kërkon të ulë kostot dhe të......

Industria globale e transportit po përballet me një problem të ri: Shumë kontejnerë!
Ndërsa kishte mungesë kontejnerësh në kulmin e pandemisë, ekonomia globale tani po përballet me problemin e kundërt: shumë kontejnerë. Përveç tarifave në rënie......

BE forcon standardet e ndotjes së automjeteve rrugore - Prezanton rregulloren e re Euro 7 për të gjitha llojet e mjeteve
Propozimi i shumëpritur i Komisionit Evropian për të reduktuar ndotjen e ajrit nga automjetet është publikuar këtë javë, duke shtrënguar në mënyrë modeste......

Britania në prag recesioni: Ekonomia tkurret me 0.2% në tremujorin e tretë!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 0.2% në tremujorin e tretë të 2022, duke sinjalizuar atë që mund të jetë fillimi i një recesioni të gjatë.......

‘Fundoset’ Dollari amerikan, humbet rreth 3 pikë brenda natës – Paundi dhe Franga e mbyllin javën pozitivisht!
Dollari amerikan ka pësuar rënien më të fortë në 2 muaj teksa ka humbur rreth 3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me......

Sa i kushtuan Shqipërisë bunkerët? Rrëfimi i rrallë në emisionin 'DOSJA E' për 1000 eksperimentet sekrete që u kryen para viteve '90
https://www.youtube.com/watch?v=PcIzF8uq-ok Me iniciativa të njëpasnjëshme, për publikun janë bërë të njohura dhe janë bërë në vizitueshme disa prej......

Rënia më e madhe e pagave reale në 80 vjet - Zviceranët po përballen me tkurrjen më të madhe që nga viti 1942
Punonjësit zviceranë po përballen me rëniet më të mëdha të pagave reale që nga viti 1942, por kjo do ta ndihmojë vendin të shmangë një spirale të rritjes së......