Bota Postuar më 11 Nëntor 2022, 11:03

Inflacioni në SHBA mbështet bursat - Fokusi te zgjedhjet, republikanët drejt kontrollin të Dhomës

Nga SCAN TV
Inflacioni në SHBA mbështet bursat - Fokusi te zgjedhjet,

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm pasi publikimit të të dhënave mbi indeksin e çmimeve konsumatore në SHBA, që shfaqi shenja të ngadalësimit gjatë tetorit.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 u rrit me rreth 2.8% në sesionin e kaluar, ndërsa sot e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.7%. Edhe deklaratat e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane se, inflacioni në Eurozonë mund të ketë arritur kulmin, kanë mbështetur tregjet. Edhe tregjet amerikane dhe ato aziatike janë rritur ndjeshëm, pas publikimit të inflacionit.

Në fokus të tregjeve janë edhe zgjedhjet për Kongresin në SHBA, ku me shumë mundësi republikanët do të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa në Senat pritet të ketë një balancë të pushtetit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat