Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2022, 14:00

Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet - Raporti: Ministria e Bujqësisë më korrektja, e Turizmit më pak transparentja

Nga SCAN TV
Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet -

Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë prokurimet apo buxhetet.

Lëvizja ‘Mjaft’ ka analizuar përmbushjen e detyrimit ligjir që kanë institucionet e administratës publike për transparencën e të dhënave, duke evidentuar një seri problematikash.

Sipas Kreut të Lëvizjes Mjaft, Aldo Merkoçi, parregullsitë nisin që nga Këshilli i Ministrave.

Ministria e Bujqësisë shfaqet më mirë nga dikasteret e tjerë sa i përket transparencës së të dhënave, ndërkohë që institucioni më pak transparent rezulton Ministria e Turizmit.

Një prej problemeve kryesore të evidentuara nga Lëvizja Mjaft është se një pjesë e mirë e ligjeve nuk kalojnë nëpër sitën e konsultimit publik, duke u mjaftuar thjesht me disa komente nga vetë institucionet shtetërorë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Europa 11 Nëntor

Fshati spanjoll në shitje për 260 mijë euro!

Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet, si thoni të blini një fshat të tërë? Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat