Tendenca/ Rritja e çmimeve, ku po investojnë shqiptarët? - Raporti: Kryesojnë depozitat mbi 2 vjeçare dhe bonot 12 mujore

Rritja e fortë e çmimeve ka bërë që shqiptarët të riorientojnë planin e investimit të kursimeve të tyre në alternativa që u ofrojnë më shumë fitim.
Titujt qeveritarë, në tremujorin e tretë të vitit, nuk rezultojnë shumë të preferuar për individët, që paratë e tyre po i orientojnë në depozitat e sistemit bankar, duke mos i preferuar shumë bonot dhe obligacionet qeveritare, pavarësisht rritje së fortë të fitimit në to.
Gjithsesi, për këto të fundit, janë bankat që po i preferojnë më shumë titujt dhe kanë rritur pjesëmarrjen në ankande. Raporti i tremujorit të tretë të Politikës Monetare nxjerr në pah se edhe pse investimi në bono e obligacione është bërë më tërheqës, individët po preferojnë më shumë depozitat me afat mbi 2 vjeçar kundrejt opsioneve të tjera si depozita likuide apo bono e obligacione qeveritare.
“Prej më shumë se një viti, vihet re tendenca e individëve për të vendosur kursimet në depozita me afat mbi dy vjet, në kërkim të kthimeve më të larta. Të dhënat tregojnë se rritja e kontributit të depozitave me afat po kompenson kontributin më të pakët që japin depozitat pa afat në rritjen totale. Rritja e normave të interesit në vend dhe jashtë duket se mbështet këtë zhvendosje të preferencës për të mbajtur kursimet nga depozita likuide në depozita me maturitete më afatgjata” shkruhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Një element tjetër që evidentohet më tej nga banka është se kursimet e shqiptarëve po rriten më shumë në valutë sesa në lek.
Ndërkohë, sa i përket titujve qeveritarë, edhe pse politika e qeverisë për ristruktutrimin e borhxit ëhstë që të orientohen më shumë drejt titujve afatgjatë, më të preferuarat këto kohë po rezultojnë bonot 12 mujore.
SCANhttps://youtu.be/s6Euu9SLGfk
Sondazh

E-bateritë e Francës marrin mbështetjen e BE-së dhe investitorëve privat – Verkor inaugurohet nga zyrtar qeveritar dhe aktorë të industrisë
Verkor, një start-up francez i baterive elektronike, përuroi qendrën e tij të inovacionit në Grenoble, me mbështetjen e zyrtarëve qeveritarë, aktorëve kryesorë......

Fshati spanjoll në shitje për 260 mijë euro!
Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet, si thoni të blini një fshat të tërë? Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i......

Inflacioni në SHBA mbështet bursat - Fokusi te zgjedhjet, republikanët drejt kontrollin të Dhomës
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm pasi......

Inflacioni në SHBA rrëzon Dollarin - Shfaq shenja të ngadalësimit, FED pritet të ulë agresivitetin
Dollari amerikan ka vijuar dobësimin edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi inflacioni në SHBA rezultoi poshtë parashikimeve......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 96 dollarë - Mbështetet nga ngadalësimi i inflacionit në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e fundit të javës, për shkak se janë zbehur mundësitë për recesion në SHBA dhe për shkak të dobësimit të dollarit......

Gjermania bllokon shitjen e fabrikës së çipave Kinës për shkak të frikës së sigurisë!
Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e një prej fabrikave të saj të gjysmëpërçuesve një kompanie teknologjike në pronësi kineze për shkak të shqetësimeve të......

Pse ky gjigant i naftës po shkurton 1100 vende pune dhe po u jep miliarda dollarë aksionarëve te tij?!
Rafineria amerikane, Phillips 66 do të shkurtojë të paktën 1,100 vende pune deri në fund të këtij viti, ndërsa gjigandi i rafinimit kërkon të ulë kostot dhe të......

Industria globale e transportit po përballet me një problem të ri: Shumë kontejnerë!
Ndërsa kishte mungesë kontejnerësh në kulmin e pandemisë, ekonomia globale tani po përballet me problemin e kundërt: shumë kontejnerë. Përveç tarifave në rënie......