Europa Postuar më 11 Nëntor 2022, 15:01

Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat pajisje në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë më shumë energji

Nga SCAN TV
Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat

Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut, i ofron qytetarëve që janë të interesuar për mënyrat e uljes së faturave të energjisë elektrike, përballë krizës aktuale energjitike, aparatura falas për matjen e konsumit të energjisë elektrike te të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.

Në këtë mënyrë qytetarët do të mësojnë saktësisht se cilat pajisje rrisin faturat e energjisë.

Qendra për Ndryshime Klimatike si organizatë joqeveritare në Maqedoninë e Veriut vepron që nga viti 2007 dhe ka në fokus përmirësimin e performancave energjetike të vendit.

Pakoja e Qendrës për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut përmban katër lloje matësish për konsumin e energjisë elektrike: dy prej të cilëve veprojnë me anë të internetit, përmes një aplikacioni të telefonit celular, ndërsa dy matësit e tjerë janë të lidhur në formë të drejtpërdrejtë me prizat, ku janë lidhur pajisjet elektroshtëpiake, për të cilat konsumatori është i interesuar të mësojë sa kilovat orë energji konsumojnë. Disa prej atyre që i kanë provuar pohojnë se një gjë e tillë i ka ndihmuar për të ndryshuar zakonet në përdorimin e tyre.

Një nga vendimet e para të ndërmarra nga qytetarët është zëvendësimi i pocave të zakonshëm me ndricues led të cilët harxhojnë më pak. Pajisjet për ngrohje, furra dhe furnela elektrike janë ato që shpenzojnë më shumë. Në këtë mënyrë përdorimi i tyre përdoren më shumë gjatë kohës kur energjia elektrike është me tarifë të lirë: nga ora 22.00 deri në 07.00 të mëngjesit.

Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut thekson se ulja konsumimit të energjisë elektrike nuk është e rëndësishme vetëm për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike, por kjo ka një rëndësi të veçantë dhe për ambientin, pasi së fundmi me krizën e gazit natyror.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut që nga 1 shatori deri më 31 mars 2023, aq sa mendohet të zgjasë kriza energjetike, ka detyruar të gjitha institucionet e shtetit të kursejnë energji elektrike për 15%.

Të dhënat e Komisionit Rregullator për Energjetikën tregojnë se Maqedonia e Veriut, me 1.8 milion banorë, importon një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet. Në vitin 2021, në Maqedoninë e Veriut janë konsumuar 7.906 gigavat orë energji elektrike, ndërsa janë prodhuar 5.285 gigavat orë.

SCAN

Europa 11 Nëntor

Fshati spanjoll në shitje për 260 mijë euro!

Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet, si thoni të blini një fshat të tërë? Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat