Ngadalësohet inflacioni në Greqi - Aktualisht në nivelin 9.1%, kryesisht për shkak të uljes së çmimit të gazit

Inflacioni në Greqi ka shënuar një ulje domethënëse në tetor sipas të dhënave të Autoritetit Statistikor, duke rënë në 9.1% nga 12 % që ishte në muajin shtator.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit shënuan një ritëm negativ duke zbritur në – 1.2% nga një rritje prej 2.9% në muajin shtator. Të dhënat e para të Eurostat për inflacionin në Greqi tregojnë se ai u ngadalësua, madje ndjeshëm, nga 12.1% në shtator, në 9.8% muajin e kaluar.
Në krahasim me shtatorin 2022, përshkallëzimi në muajin tetor erdhi nga rënia e ndjeshme e çmimit të gazit natyror, që në bazë mujore ra me 52.8%, ndërsa çmimet e naftës për ngrohje me -11.2%, si dhe të energjisë elektrike me -2,9%.
Cmimet e banesave janë ulur me 11.5% por nga ana tjetër janë rritur ato të qerave. 0.3% është ulja e regjistruar e cmineve në sektorin e hoteleve, kafeneve dhe restoranteve.
Ndërkohë rritje të cmimeve janë regjstruar për ushqime dhe pije alkoolike me 1.3%, veshj dhe këpucë me 3.5%, 1.6% në mallra të qëndrueshme si dhe 2.1% në sektorin e transportit.
Në sektorë të veçantë, rritjet nga viti në vit janë të dukshme: gazi natyror është 68% më i shtrenjtë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa nafta për ngrohje është 20.8% më e shtrenjtë. Tek karburantet-lubrifikantët, çmimet janë 17.8% më të larta.
Ngjashëm, rritje të mëdha në raport me vitin e kaluar shënohen në ushqimet bazë: 24% produktet e qumështit më të shtrenjta, 19.3% drithërat dhe buka, 17.3% mishi, 16.6% vajrat, 13.2% perimet dhe 12% ushqimet e tjera.
Në transport, taksitë janë 32.9% më të shtrenjta, biletat ajrore 30.6% dhe biletat e trageteve 26.7%.
SCAN
Sondazh

Gjykata irlandeze: Parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Kanada!
Gjykata e Lartë e Irlandës vendosi të premten se parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë të Bashkimit Europian me Kanadanë nëse nuk......

BE paralajmëron: Eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër, përgatitemi për 'muaj të vështirë'!
BE-ja paralajmëroi të premten se eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër pasi Brukseli rriti parashikimet e inflacionit për 2022 dhe 2023 për shkak të......

Banka Botërore, projekt në rajon për standardet e Auditimit - Salinas: Rritje e profesionalizmit, konkurrencës, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së firmave
Banka Botëtrore ka zhvilluar në Tiranë Konferencën rajonale për forcimin e Qeverisjes së Koropratave, pjesë e Programit Rruga drejt Evropës për Reformën e......

Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet - Raporti: Ministria e Bujqësisë më korrektja, e Turizmit më pak transparentja
Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë......

Tendenca/ Rritja e çmimeve, ku po investojnë shqiptarët? - Raporti: Kryesojnë depozitat mbi 2 vjeçare dhe bonot 12 mujore
Rritja e fortë e çmimeve ka bërë që shqiptarët të riorientojnë planin e investimit të kursimeve të tyre në alternativa që u ofrojnë më shumë fitim. Titujt......

E-bateritë e Francës marrin mbështetjen e BE-së dhe investitorëve privat – Verkor inaugurohet nga zyrtar qeveritar dhe aktorë të industrisë
Verkor, një start-up francez i baterive elektronike, përuroi qendrën e tij të inovacionit në Grenoble, me mbështetjen e zyrtarëve qeveritarë, aktorëve kryesorë......

Fshati spanjoll në shitje për 260 mijë euro!
Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet, si thoni të blini një fshat të tërë? Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i......

Inflacioni në SHBA mbështet bursat - Fokusi te zgjedhjet, republikanët drejt kontrollin të Dhomës
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm pasi......