68 mijë euro/vit për kreun e korrespondencës mbretërore - Mbreti Charles III në kërkim të njeriut që duhet të lexojë 200 letra në ditë

Mbreti Charles III ofron 68 mijë euro në vit përgjegjësit të ri të korrespondencës mbretërore. Sipas lajmërimit të publikuar në uebsajtin e Royal Houeshold, ai që do të përzgjidhet do të punojë në Buckingham Palace dhe do të duhet t’i përgjigjet letrave që i dërgohen përditë mbretit, bashkëshortes së tij Camilla dhe princit e princesësh së Uellsit.
Mbretëresha Elizabetë II zakonisht merrte 200 letra në ditë, për një total prej më shumë se 70 mijë letrash në vit, dhe pas ndarjes së saj nga jeta, Charles e ka të pamundur që të menaxhojë numrin e madh të letrave të mbërritura në adresë të tij.
Gjithashtu në lajmërimin e publikuar lexohet se përgjegjësi i ri për korrespondencën mbretërore duhet të jetë në gjendje të menaxhojë me kujdes dhe ndjeshmëri postën që mbërrin në pallatin mbretëror. Por jo duke u kufizuar në përgjigje standarte ndaj letrave me urime të dërguara nga publiku për ditëlindjet, e përvjetorët e martesës. Por duke dhënë përgjigje të personalizuara, atëherë kur është e domosdoshme, dhe në disa raste mund të mbajë dhe postin e zv/sekretarit privat.
Lajmërimi sqaron se një ditë nuk ngjason me tjetrën në pallatin mbretëror, duke shtuar se i përzgjedhuri do të punojë pesë ditë në javë – nga e hëna në të premte – për një total prej 37.5 orësh, dhe do të ketë një pagë mes 55 mijë – 60 mijë stërlina në vit, plus shpërblimet – nga 63 deri në 68 mijë euro. Kandiaturat pranohen deri në 27 nëntor 2022, ndërsa intervista për punë do të zhvillohen gjatë muajit dhjetor.
SCAN
Sondazh

Çmimet e naftës rriten me mbi 2% - Ndërsa Kina lehtëson rregullat për frenimin e COVID-19
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% të premten pasi autoritetet shëndetësore në Kinë, importuesi kryesor global i naftës së papërpunuar, lehtësuan disa......

Kompleks i ri për Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Arkitekturën - Tenderi 1 miliard lekë. Kompleksi do të ketë 30 klasa, 15 salla leksionesh, bibliotekë e parkim
Universiteti Politeknik ka shpallur tenderin me fond limit 1 miliardë lekë për ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Në thelb......

Largimet nga puna në Meta e Twitter, kriza e rrjeteve sociale - Cilat janë arsyet e vendimeve të marra nga Musk dhe Zuckerberg?
Sektori teknologjik, në mënyrë të vecantë ai i rrjeteve sociale, po kalon një moment të vështirë: si dëshmi e problemeve të këtyre kompanive ditët e fundit u......

Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat pajisje në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë më shumë energji
Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut, i ofron qytetarëve që janë të interesuar për mënyrat e uljes së faturave të energjisë elektrike,......

Ngadalësohet inflacioni në Greqi - Aktualisht në nivelin 9.1%, kryesisht për shkak të uljes së çmimit të gazit
Inflacioni në Greqi ka shënuar një ulje domethënëse në tetor sipas të dhënave të Autoritetit Statistikor, duke rënë në 9.1% nga 12 % që ishte në muajin......

Gjykata irlandeze: Parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Kanada!
Gjykata e Lartë e Irlandës vendosi të premten se parlamenti nuk mund të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë të Bashkimit Europian me Kanadanë nëse nuk......

BE paralajmëron: Eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër, përgatitemi për 'muaj të vështirë'!
BE-ja paralajmëroi të premten se eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër pasi Brukseli rriti parashikimet e inflacionit për 2022 dhe 2023 për shkak të......

Banka Botërore, projekt në rajon për standardet e Auditimit - Salinas: Rritje e profesionalizmit, konkurrencës, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së firmave
Banka Botëtrore ka zhvilluar në Tiranë Konferencën rajonale për forcimin e Qeverisjes së Koropratave, pjesë e Programit Rruga drejt Evropës për Reformën e......