Rritja e bonove të thesarit, tkurr fondet e investimeve - AMF: Pakësohet numri i investitorëve dhe vlera totale e aseteve të tregut

Normat shumë të larta që po ofrojnë bonot e thesarit e obligacionet, si në tregun primar, ashtu edhe në atë sekondar, kanë ndikuar negativisht tregune e fondeve të investimeve. Gjatë periudhës janar shtator, ky treg ka shënuar tkurrje sa i përket volumit të investimeve, ashtu dhe numrit të investitorëve.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar ecurinë e këtij tregu për vitin 2022. Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2022, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 53.76 miliardë lekë, rreth 530 milionë dollarë, me një ulje prej 23,9 miliardë lekë ose 30.8%, krahasuar me 31.12.2021. Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2022 është 34,231 me një zbritje prej 14.54% krahasuar me 31.12.2021.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 58.77% të aseteve të fondeve, me një zbritje prej 5.48% krahasuar me 31.12.2021.
Ajo që ka ndodhur, është se pasë rritjes së fortë që kanë shënuar normat e interesave të bonove e obligacioneve të qeverisë që prej kësaj vere, investirorët kanë preferuar t’i tërheqin paratë prej fondeve të investimit, e t’i investojnë në letra me vlerë.
Rënia e këtij tregu, pritet të vijojë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër, koha e duhur, që normat e interesit me të cilat ai operon, të nisin të reflektojnë rritjen e normës bazë të Bankës së Shqipërisë. Pritshmëritë janë që më tej, tregu i fondeve të investimit, t’u afrohet normave të larta të fitimeve që ofron veccanërisht tregu primar i bonove dhe obligacioneve.
Aktualisht në vend, në tregun e fondeve të investimeve ushtrojnë aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë subjekte.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Vendosen tarifa vjetore për peshkatarët - Urdhri/ Sa do të paguajnë “hobistët” dhe mjetet lundruese që shfrytëzojnë portin
Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. Referuar urdhrit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë......

Duke i rezistuar falimentit - Binance mban 74.7 miliardë dollarë kripto në rezervat e saj dhe afërsisht 40% janë në tokenat e firmës
Sipas një raporti nga Bloomberg, rreth 40% e zotërimeve prej 74.7 miliardë dollarësh të Binance janë në kriptomonedhën vendase dhe në monedhën e qëndrueshme të......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

68 mijë euro/vit për kreun e korrespondencës mbretërore - Mbreti Charles III në kërkim të njeriut që duhet të lexojë 200 letra në ditë
Mbreti Charles III ofron 68 mijë euro në vit përgjegjësit të ri të korrespondencës mbretërore. Sipas lajmërimit të publikuar në uebsajtin e Royal Houeshold, ai......

Çmimet e naftës rriten me mbi 2% - Ndërsa Kina lehtëson rregullat për frenimin e COVID-19
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% të premten pasi autoritetet shëndetësore në Kinë, importuesi kryesor global i naftës së papërpunuar, lehtësuan disa......

Kompleks i ri për Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Arkitekturën - Tenderi 1 miliard lekë. Kompleksi do të ketë 30 klasa, 15 salla leksionesh, bibliotekë e parkim
Universiteti Politeknik ka shpallur tenderin me fond limit 1 miliardë lekë për ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Në thelb......

Largimet nga puna në Meta e Twitter, kriza e rrjeteve sociale - Cilat janë arsyet e vendimeve të marra nga Musk dhe Zuckerberg?
Sektori teknologjik, në mënyrë të vecantë ai i rrjeteve sociale, po kalon një moment të vështirë: si dëshmi e problemeve të këtyre kompanive ditët e fundit u......

Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat pajisje në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë më shumë energji
Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut, i ofron qytetarëve që janë të interesuar për mënyrat e uljes së faturave të energjisë elektrike,......