Vendosen tarifa vjetore për peshkatarët - Urdhri/ Sa do të paguajnë “hobistët” dhe mjetet lundruese që shfrytëzojnë portin

Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. Referuar urdhrit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave i cili tashmë ka hyrë në fuqi, specifikohen tarifat e autorizimit të peshkimit çlodhës –argëtues, ku konkretisht, për peshkimin amator në ujërat e brendshme do të jetë 1 mijë lekë viti, për peshkimin amator bregdetar gjithashtu do të aplikohet tarifë e njëjtë prej 1 mijë lekë në vit. Ndërsa për peshkimin turistik për mjetet e lundirimit shqiptare dhe të huaja, do të paguhet 1 mijë lekë dita.
Të ardhurat e gjeneruara nga tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës-argëtues do të derdhen në buxhetin e shtetit apo në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me autoritetin përgjegjës që lëshon autorizimin për peshkim.Ndwrkohw, janë vendposur tarifa edhe për shërbimet që organizata e peshkimit ofron për një mjet lundrues dhe për personat që hyjnë dhe shfrytëzojnë portin ose qendrën e peshkimit.
Për këtë kategori për anbëtarët e organizatërs, tarifat variojnë nga 3 mijë lekë/ muaj për mjetet e peshkimit nën 20 metra deri në 8 mijë lekë në muaj për mjetet e peshkimit mbi 25 metra. Ambientet për zyra ofrohen me 2 mijë lekë m2/muaj dhe dhomat frigorferike 15 mijë lekë në muaj.
Për ata që nuk janë anëtarë të organizatës, tarifat e sipërpërmendura dyfishohen. Të ardhurat e gjeneruara nga tarifat që organizata e peshkimit ofron për shërbimet për mjetet lundruese për anëtarët dhe personat që nuk janë anëtarë të organizatës do të përdoren në funksion të organizatës së peshkimit për investime në infrastrukturën e transferuar dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar pasi të ketë marrë më parë miratim nga ministri përgjegjës për peshkimin.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Duke i rezistuar falimentit - Binance mban 74.7 miliardë dollarë kripto në rezervat e saj dhe afërsisht 40% janë në tokenat e firmës
Sipas një raporti nga Bloomberg, rreth 40% e zotërimeve prej 74.7 miliardë dollarësh të Binance janë në kriptomonedhën vendase dhe në monedhën e qëndrueshme të......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

68 mijë euro/vit për kreun e korrespondencës mbretërore - Mbreti Charles III në kërkim të njeriut që duhet të lexojë 200 letra në ditë
Mbreti Charles III ofron 68 mijë euro në vit përgjegjësit të ri të korrespondencës mbretërore. Sipas lajmërimit të publikuar në uebsajtin e Royal Houeshold, ai......

Çmimet e naftës rriten me mbi 2% - Ndërsa Kina lehtëson rregullat për frenimin e COVID-19
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% të premten pasi autoritetet shëndetësore në Kinë, importuesi kryesor global i naftës së papërpunuar, lehtësuan disa......

Kompleks i ri për Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Arkitekturën - Tenderi 1 miliard lekë. Kompleksi do të ketë 30 klasa, 15 salla leksionesh, bibliotekë e parkim
Universiteti Politeknik ka shpallur tenderin me fond limit 1 miliardë lekë për ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Në thelb......

Largimet nga puna në Meta e Twitter, kriza e rrjeteve sociale - Cilat janë arsyet e vendimeve të marra nga Musk dhe Zuckerberg?
Sektori teknologjik, në mënyrë të vecantë ai i rrjeteve sociale, po kalon një moment të vështirë: si dëshmi e problemeve të këtyre kompanive ditët e fundit u......

Shpërndahen matës falas për banorët - Zbulojnë se cilat pajisje në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë më shumë energji
Qendra për Ndryshime Klimatike në Maqedoninë e Veriut, i ofron qytetarëve që janë të interesuar për mënyrat e uljes së faturave të energjisë elektrike,......

Ngadalësohet inflacioni në Greqi - Aktualisht në nivelin 9.1%, kryesisht për shkak të uljes së çmimit të gazit
Inflacioni në Greqi ka shënuar një ulje domethënëse në tetor sipas të dhënave të Autoritetit Statistikor, duke rënë në 9.1% nga 12 % që ishte në muajin......