Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2022, 10:21

E ardhmja e Shqipërisë është “remote” - Punësimi në distancë. SCAN TV, në mbështetje të inovacionit nëpërmjet teknologjisë

Nga SCAN TV
E ardhmja e Shqipërisë është “remote” -

Të punosh jo nga zyra por në distancë kjo pritet të jetë dhe e ardhmja e Shqipërisë sipas zhvilluesve të biznesit, jo vetëm për të rriturit por dhe për të rinjtë.

Në mbështetje të teknikave të reja inovative, Scan Tv ka ndjekur nga afër aktivitetin e të rinjve dhe bizneseve “The Future is Remote: Albania”.

Bizneset të huaja por dhe shqiptare të cilat ofrojnë punësim në distancë shpërndan eksperiencat e tyre me të rinjtë.

Teksa Shqipëria po përballet me një valë të lartë të emigrimit të të rinjve, nënkryetarja e bashkisë, Keti Luarasi tregon se po punohet për orientimin e shoqërisë drejt këtyre praktikave të reja remote që shqiptar të punojnë nga Shqipëria për organizatat e huaja.

Sipërmarrësi gjerman Andreas Wil Gerdes I cili është dhe nomadi i parë digjital përshkruan se në cilin stad ndodhet Shqipëria teksa jep dhe këshillat sesi mund të kryeni një punë të tillë.

“Remote work” është një punësim në distancë për grupmosha të ndryshme të cilët zgjedhin ambiente të tjera larg zyrës së kompanisë për të punuar.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat