Europa ka mjaftueshëm gaz të lëngshëm - 1/5 e tij vjen nga Rusia, pavarësisht sanksioneve perëndimore

Europa konsumon gjithnjë e më pak gaz rus dhe deklaron se do që të heqë plotësisht dorë nga ai sa më shpejt. Por nëse gazi është në formë të lëngshme, atëherë mund të mbyllet një sy ndaj sanksioneve. Ato që reduktohen janë vetëm importet nëpërmjet gazsjellësve, ndërsa blerjet e gazit të lëngshëm janë rritur madje me 46% në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Në bordin e anijeve cisternë mes muajit janar dhe shtator, Bashkimi Europian ka marrë nga Moska 16.5 miliard metra kub gaz, në krahasim me 11.3 miliard me të njëjtën periudhë në vitin 2021. Është pothuajse 1/5 e totalit të importeve në formën e gazit të lëngshëm.
Të dhënat e komisionit europian vënë në dukje një paradoks të sikletshëm, që nxjerr në pah shumë qartë cënueshmërinë e kontinentit të vjetër, ende shumë larg shkëputjes nga ai që për dekada ka qenë furnizuesi më i madh i lëndëve djegëse. Praktikisht gazi rus shërbeu për të zëvendësuar gazin rus. Kjo sepse pa gazin e lëngshëm të Moskës, Europa nuk do të mund të kishte mbijetuar pas ndërprerjes së furnizimeve nga Gazprom.
Për arsye të ndryshme, furnizimet nga kolosi, monopol i eksportit nëpërmjet gazsjellësit, janë reduktuar aktualisht në rreth 70 milion metra kub në ditë në krahasim me më shumë se 150 milion të një viti më parë. Një reduktim që ka lënë një boshllëk shumë të madh në krahasim me nevojën për konsum, e cila u plotësua vetëm me sasi shumë të mëdha të gazit të lëngshëm i cili është blerë pa marrë në konsideratë cmimin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ato që kanë fituar garën tregtare, të cilat regjistruan më shumë se dyfishim të shitjeve në Bashkimin Europian, me një kuotë prej 44% në totalin e blerjeve europiane të gazit të lëngshëm mes janarit dhe shtatorit të këtij vit. Por në vend të dytë renditet Rusia, e cila me 17% lë prapa dhe Katarin me 13%.
Moska ishte prej kohësh një fuqi e gazit të lëngshëm: e katërta në botë, pas Australisë, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sigurisht me eksporte shumë më të mëdha në krahasim me Malajzinë, Nigerinë dhe Algjerinë. Sanksionet aktualisht e detyrojnë Moskën që të rianalizojë planet e zhvillimit, që ishin shumë ambicioze, por avancimi nuk u ndërpre. Njësoj si nuk u ndërprenë as shitjet, as në vendet që dënojnë pushtimin e Ukrainës. Përkundrazi.
80% e gazit rus ka shkuar pikërisht në vendet europiane dhe aziatike, Japonia kryesisht – që kanë vendosur sanksione. Në kontinentin e vjetër ndonjë ngarkesë ka arritur pothuajse kudo, dhe në Itali dhe pse në mënyrë sporadike. Vetëm Britania e Madhe dhe Lituania kanë zeruar importin.
Por vendet që janë furnizuar mjaftueshëm janë të pakta: sidomos Franca – që ka marrë 1/3 e eksportit të gazit të lëngshëm rus – dhe Spanja, ku ka mbërritur ¼ e dërgesës.
Agjencia ndërkombëtare e energjisë shqetësohet për faktin se duke filluar që nga viti i ardhshëm, kur vendet të nisin me mbushjen e rezervave, në Europë do të mungojnë 30 miliardë metra kub gaz nëse nuk do të reduktohet në mënyrë drastike konsumi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Festat në Europë, me kursim energjie - Ndriçimi në vitrina dhe rrugë me energji eficiente
Dyqanet e mëdha në Paris dhe Londër zbuluan vitrinat e festave këtë javë, duke hapur sezonin shumë të rëndësishëm të tregtimit me pakicë, ndërsa kontinenti......

“Rritja e çmimit të ushqimeve, kërcënim global” - Sipas FAO, pritet të arrijë rekord gjatë vitit 2022
Çmimet e ushqimit në të gjithë botën janë shumë pranë një rekordi prej pothuajse 2 trilionë dollarësh në vitin 2022, duke ushtruar dhe më shumë presion ndaj......

Akti Evropian për Lirinë e Medias ka nevojë për një fokus ballkanik - BE-ja duhet të sigurojë që ligji i ri i medias të ketë një ndikim pozitiv
Për shumë vite, fokusi i organizatave joqeveritare që luftonin për lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit ishte larg Evropës. Për......

Greqia në kërkim të hidrokarbureve - Shpresa është që rezervat e tyre të zgjasin 10 vjet
Greqia shpreson se ka rezerva me hidrokarbure në perëndim të vendit, mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e saj të energjisë për një dekadë. Deklarata u bë nga......

E ardhmja e Shqipërisë është “remote” - Punësimi në distancë. SCAN TV, në mbështetje të inovacionit nëpërmjet teknologjisë
Të punosh jo nga zyra por në distancë kjo pritet të jetë dhe e ardhmja e Shqipërisë sipas zhvilluesve të biznesit, jo vetëm për të rriturit por dhe për të......

Rritja e bonove të thesarit, tkurr fondet e investimeve - AMF: Pakësohet numri i investitorëve dhe vlera totale e aseteve të tregut
Normat shumë të larta që po ofrojnë bonot e thesarit e obligacionet, si në tregun primar, ashtu edhe në atë sekondar, kanë ndikuar negativisht tregune e......

Vendosen tarifa vjetore për peshkatarët - Urdhri/ Sa do të paguajnë “hobistët” dhe mjetet lundruese që shfrytëzojnë portin
Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. Referuar urdhrit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë......

Duke i rezistuar falimentit - Binance mban 74.7 miliardë dollarë kripto në rezervat e saj dhe afërsisht 40% janë në tokenat e firmës
Sipas një raporti nga Bloomberg, rreth 40% e zotërimeve prej 74.7 miliardë dollarësh të Binance janë në kriptomonedhën vendase dhe në monedhën e qëndrueshme të......