“Rritja e çmimit të ushqimeve, kërcënim global” - Sipas FAO, pritet të arrijë rekord gjatë vitit 2022

Çmimet e ushqimit në të gjithë botën janë shumë pranë një rekordi prej pothuajse 2 trilionë dollarësh në vitin 2022, duke ushtruar dhe më shumë presion ndaj vendeve më të varfëra të globit të cilat rrezikojnë të dërgojnë shumë më pak ushqime. Të dhënat u konfirmuan nga Agjencia e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara.
Çmimet e ushqimit në botë u rritën në nivele rekord në muajin mars pasi Rusia pushtoi Ukrainën, një prodhues kryesor i drithërave dhe farave vajore. Dhe pse kohët e fundit këto cmime janë ulur disi, gjithësesi mbeten më të larta në krahasim me vitin e kaluar.
Rritja e çmimeve po prek kryesisht vendet e cënueshme ekonomikisht dhe pritet të vazhdojë në këtë mënyrë vitin e ardhshëm dhe pse situata e përgjithshme e ofertës bujqësore është vendosur të përmirësohet pak.
FAO theksoi se këto janë shenja alarmante për sa i përket perspektivës së sigurisë ushqimore. Fatura e importit të ushqimit në botë pritet të arrijë në 1.94 trilion dollarë këtë vit; 10% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe më e lartë se sa pritshmëritë.
Organizata vuri në dukje se vëllimet e importit të ushqimit të vendeve me të ardhura të ulëta, janë tkurrur me 10% pasi kostot e tyre të importit të ushqimit për këtë vit, mbeten të pandryshueshme. Importuesit e kanë të vështirë të financojnë rritjen e kostove ndërkombëtare duke paralajmëruar se shumë shpejt nuk do të mund të përballen më me këto cmime të larta.
Për sa i përket inputeve bujqësore si plehrat, të cilat kërkojnë shumë energji për t'u prodhuar, FAO tha se kostot globale të importit do të rriten gati 50% këtë vit në 424 miliardë dollarë, duke detyruar disa vende të blejnë dhe përdorin më pak.
Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në produktivitet më të ulët, disponueshmëri më të ulët të ushqimit vendas dhe 'pasoja negative për prodhimin global bujqësor dhe sigurinë ushqimore' në vitin 2023.
Duke parë sezonin 2022 - 2023, agjencia pret që prodhimi i grurit të rritet me 0.6% nga viti në vit për të arritur një rekord prej 784 milionë tonësh, por shënimet e rritjes priten kryesisht në Kinë dhe Rusi, duke lënë inventarët në rënie me 8% në pjesën tjetër të botës.
Megjithatë, në anën pozitive, FAO tha se prodhimi i farave vajore është parë duke u rikuperuar me 4.2% për të arritur një nivel të lartë të të gjitha kohërave, prodhimi i sheqerit shihet të rritet me 2.6%, ndërsa prodhimi i orizit pritet të mbetet në nivelet mesatare të përgjithshme falë mbjelljeve elastike në Azi dhe rikuperimi i prodhimit në Afrikë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Akti Evropian për Lirinë e Medias ka nevojë për një fokus ballkanik - BE-ja duhet të sigurojë që ligji i ri i medias të ketë një ndikim pozitiv
Për shumë vite, fokusi i organizatave joqeveritare që luftonin për lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit ishte larg Evropës. Për......

Greqia në kërkim të hidrokarbureve - Shpresa është që rezervat e tyre të zgjasin 10 vjet
Greqia shpreson se ka rezerva me hidrokarbure në perëndim të vendit, mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e saj të energjisë për një dekadë. Deklarata u bë nga......

E ardhmja e Shqipërisë është “remote” - Punësimi në distancë. SCAN TV, në mbështetje të inovacionit nëpërmjet teknologjisë
Të punosh jo nga zyra por në distancë kjo pritet të jetë dhe e ardhmja e Shqipërisë sipas zhvilluesve të biznesit, jo vetëm për të rriturit por dhe për të......

Rritja e bonove të thesarit, tkurr fondet e investimeve - AMF: Pakësohet numri i investitorëve dhe vlera totale e aseteve të tregut
Normat shumë të larta që po ofrojnë bonot e thesarit e obligacionet, si në tregun primar, ashtu edhe në atë sekondar, kanë ndikuar negativisht tregune e......

Vendosen tarifa vjetore për peshkatarët - Urdhri/ Sa do të paguajnë “hobistët” dhe mjetet lundruese që shfrytëzojnë portin
Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. Referuar urdhrit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë......

Duke i rezistuar falimentit - Binance mban 74.7 miliardë dollarë kripto në rezervat e saj dhe afërsisht 40% janë në tokenat e firmës
Sipas një raporti nga Bloomberg, rreth 40% e zotërimeve prej 74.7 miliardë dollarësh të Binance janë në kriptomonedhën vendase dhe në monedhën e qëndrueshme të......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

68 mijë euro/vit për kreun e korrespondencës mbretërore - Mbreti Charles III në kërkim të njeriut që duhet të lexojë 200 letra në ditë
Mbreti Charles III ofron 68 mijë euro në vit përgjegjësit të ri të korrespondencës mbretërore. Sipas lajmërimit të publikuar në uebsajtin e Royal Houeshold, ai......