Bota Postuar më 14 Korrik 2022, 09:54

Tregjet europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po presin projeksionet e reja të Komisionit Europian

Nga SCAN TV
Tregjet europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po

Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të shqetësuar se rritja e interesave nga bankat qëndrore do ta çojë ekonominë globale drejt recesionit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 është hapur në rënie me 0.3%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori i automjeteve dhe udhëtimeve.

Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA, që është një matës i mirë i mallrave dhe shërbimeve, u rrit në 9.1% në qershor, krahasuar me një vit më parë, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rritje me 8.8%. Duke përjashtuar çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, i ashtuquajturi inflacioni bazë u rrit me 5.9%, nga 5.7% që parashikonin analistët.

Edhe Wall Street u mbyll në rënie në sesionin e kaluar, për shkak se investitorët reaguan ndaj inflacionit të lartë, ndërsa investitorët ishin në pritje edhe të fitimeve tremujore të korporatave. Investitorët po presin edhe projeksionet e reja për ekonominë, që do të publikojë Komisioni Europian, më vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat