Bota Postuar më 14 Korrik 2022, 09:47

Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Çmimet rriten me 9.1% gjatë qershorit, FED mund të rrisë normën bazë me 100 pikë

Nga SCAN TV
Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Çmimet rriten me 9.1%

Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale në SHBA do të rrisë me shpejtësi normën bazë të interesit, sepse inflacioni preku një nivel të ri rekord prej 9.1%, gjatë qershorit.

Në raport me euron, dollari vijon të tregtohet pranë nivelit të paritetit, ndërsa përballë jenit japonez është ngjitur në nivelin më të lartë në 24 vitet e fundit, prej 138 jen. Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA preku nivelin më të lartë në 4 dekadat e fundit dhe analistët parashikojnë se mund të rritet edhe më tej. Në këtë situatë, tregjet po vlerësojnë se banka qëndrore më e madhe në botë mund të rrisë me 1 pikë të plotë përqindje normën bazë të interesit në takimin e 26 dhe 27 korrikut.

Ndërkohë, edhe paundi britanik ka vijuar tendencën në rënie, duke prekur nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit përballë dollarit amerikan. Por, humbjet u kufizuan nga të dhënat surprizë në Mbretërinë e Bashkuar, që treguar një rritje me 0.5% të ekonomisë, gjatë muajit maj. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është ngjitur sërish pranë nivelit në 20 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1100 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat