Europa Postuar më 13 Korrik 2022, 14:50

Greqia, plan B për energjinë - Qeveria kërkon rritjen e përdorimit të qymyrit deri në 20%

Nga SCAN TV
Greqia, plan B për energjinë - Qeveria kërkon rritjen e

Qeveria greke po promovon një plan për shfrytëzimin maksimal të qymyrit në mënyrë që të rrisë praninë e tij në përzierjen e karburantit për prodhimin e energjisë dhe të kufizojë përdorimin e gazit natyror të shtrenjtë, pavarësisht objektivave fillestare për të hequr dorë nga përdorimi i qymyrit duke filluar nga viti 2023.

Prodhuesit e energjisë elektrike dhe gazit natyror janë të detyruar të pezullojnë programin për nxjerrjen e qymyrit nga përdorimi. Pas vendimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në muajin prill për të rritur prodhimin e minierave me 50%, Ministri i Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas i dha udhëzime Korporatës Publike Energjetike për të rritur sasinë e qymyrit në përzierjen e prodhimit të energjisë elektrike në 17-20% nga 5% që ishte vitin e kaluar.

Brenda 12 ditëve të para të korrikut, qymyri arriti një prani prej 16.3%, ndërsa gazi natyror mbetet në nivelin e lartë prej 48.6%. Europa po i rikthehet qymyrit për të pasur energji elektrike.

Vendimi i qeverisë greke nënkupton katërfishimin e prodhimit të qymyrit dhe funksionimin e vazhdueshëm të shtatë impianteve të qymyrit të Korporatës Publike Energjitike. Kjo do të thotë një intensifikim i prodhimit në miniera, gjë që sipas ekspertëve kërkon kohë dhe para, dhe rezultati mund të shihet vetëm pas 7 muajsh.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat