Bota Postuar më 13 Korrik 2022, 14:48

Mos i hidhni celularët e vjetër - Vlera e tyre aktuale është befasuese

Nga SCAN TV
Mos i hidhni celularët e vjetër - Vlera e tyre aktuale është

Celularët e vjetër, ata që aktualisht i kemi nxjerrë jashtë përdorimit, vlejnë vërtet shumë. Cmimi i tyre caktohet në varësi të markës dhe të gjendjes së aparatit. Ekspertët këshillojnë që në asnjë mënyrë të mos i hedhim celularët e vjetër.

Evolucioni i celularëve dhe i teknologjisë në përgjithësi mund të mashtrojë duke lënë të kuptohet se aparatet e dikurshme janë thjesht dicka që i përkasin të kaluarës.

Një shembull  i mirë i vlerës së tyre janë aparatet e vjetra të Nokia-s, ose ndonjë celular me antenë, që konsiderohen si prodhimet më të mira të kohës së tyre por shumë rezistentë dhe aktualisht. Nuk është një rastësi që mes të apazionuarve dhe koleksionistëve, celularët e vjetër kanë krijuar një rrjet treguparalel. Një biznes me fitime të shpejta dhe pa rrezikshmëri, meqënëse produkti nuk duhet të garantojë asnjë performancë të paktën për sa pritet nga një celular.

Karakteristikat që vlerësohen tek këta aparatë janë tastiera, antena dhe bateritë. Përbërës që i mungojnë përdoruesve për sa i përket dhe thjeshtësisë së përdorimit.

Në rast se gjendja e aparatit është e mirë cmimi aktual mund të shkojë deri nga 1200 deri në 2.350 euro. Ndërsa një Motorola është shitur më shumë se 4 mijë euro.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat