Shqipëria, rekord zyrash këmbimi valutor, dyfishohen në 10 vite - Tendenca/ në 10 vite, numri shkoi nga 284 në 556 të tilla

Ndërsa përkufizohen nga banka e Shqipërisë si hallka më vulnerabël kur vjen fjala te rreziku i pastrimit të parave, numri i zyrave të këmbimit valutor janë dyfishuar në 10 vitet e fundit. Banka e Shqipërisë raporton se aktualisht në vend numërohen 556 zyra të këmbimit valutor, nga 284 në vitin 2010.
Pikërisht gjatë vitit të shkuar, me kërkesë të Moneyval, banka e Shqipërisë nisi një fushatë inspektimesh në zyrat e këmbimit valutor në vend.
Subjekt inspektimesh u bënë 90 Zyra Këmbimi Valutor, prej të cilave në 15 ZKV është realizuar procesi i ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve si rrjedhojë e mangësive të konstatuara në ekzaminimin e mëparshëm. Inspektimet prodhuan një seri masash administrative: Gjobë 26 ZKV; Tërheqje vëmendje 16 ZKV; Revokim licence 12 ZKV.
Në total, inspektimet konkluduan në revokimin e licencës së 23 zyrave të këmbimit valutor, por Banka e Shqipërisë sqaron se Rastet e ZKV-ve që iu është revokuar licenca nuk lidhen me çështjet e PPP/FT, apo pastrimit të parave, por me procesin e ekzaminimit në vend. Në këtë rast është konstatuar mos ushtrim apo ndërprerje aktiviteti.. Ndërkohë që numri i tyre jo vetëm nuk ra, por u rrit me licencimin e 41 zyrave të reja të këmbimit valutor. Ndërkohë që Burime zyrtare për Televizionin Scan se kërkesa për licenca të reja në shërbimin e këmbimit valutor vijon të jetë e lartë edhe për këtë vit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Gjyqësori pengon investimet e huaja - Ibrahimaj: Përfundimi i reformës zgjidh problemin. Ligj i ri për investitorët strategjik
Mungesa e transparencës qeveritare dhe sistemi gjyqësor, vijojnë te jenë dy problematikat më të mëdha me të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë......

EKSKLUZIVE/ Qeveria, gati PPP-në e radhës - Infrastruktura e Çelësit Publik në dorë të privatit, nevojitet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit
Të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelësa publikë do të jenë në dorë të një kompanie private, pasi Infrastruktura e Çelësit Publik do......

‘Ju deshën 5 vite zhvillim dhe testim’ - Rimac i Kroacisë nxjerr versionin e parë të hipermakinës elektrike Nevera
Prodhuesi kroat i makinave elektrike Rimac Automobili tha se versioni i tij i parë i prodhimit të plotë të hipermakinës elektrike Nevera ka dalë nga linja e......

Analizë / ‘Epoka e naftës së shtrenjtë është këtu për të qëndruar’
Edhe pse çmimet bien në nivelin më të ulët tre-mujor, bota ende po lufton për të prodhuar të gjithë naftën që i nevojitet dhe ndikimi në ekonominë dhe......

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Lukashenko: Bota po i afrohet "një lufte të madhe ku nuk do të ketë fitues"
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i njohur i liderit rus Vladimir Putin, paralajmëroi se mund të ketë një konflikt të madh global në......

Një kufi shpejtësie prej 30 km/h në të gjithë qytetet – Uellsi bëhet kombi i parë që ul limitin e drejtimit të mjeteve
Uellsi do të prezantojë një kufi shpejtësie të paracaktuar prej 20 mph (30 km/h) në zonat e banuara nga viti i ardhshëm, në një përpjekje për të ulur......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Tregjet presin inflacionin në SHBA për muajin qershor
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy ditëve më parë. Megjithatë, tregu po karakterizohet nga......

Nafta, e qëndrueshme pranë 100 USD - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra drejt nivelit në 100 dollarëve për fuçi, për shkak të shqetësimeve që kanë të......