Udhëheqësi i Bjellorusisë, Lukashenko: Bota po i afrohet "një lufte të madhe ku nuk do të ketë fitues"

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i njohur i liderit rus Vladimir Putin, paralajmëroi se mund të ketë një konflikt të madh global në horizont.
Duke folur në një ceremoni për zyrtarët bjellorusë dhe të diplomuarit më të lartë të shkollave ushtarake, ai akuzoi SHBA-në dhe vendet perëndimore për përjetësimin e një "rendi botëror shumëpolar" dhe forcimin e "regjimeve haptazi fashiste", raportoi media shtetërore Belta.
Për Belta, lideri bjellorus gjithashtu pohoi pa argumente se Evropa "nuk vendos asgjë" dhe është "nën gishtin e Uashingtonit", duke paralajmëruar ushtrinë e Ukrainës që të mos ulë rojet e saj. Lukashenko akuzoi gjithashtu Perëndimin se po përpiqet të "mbjell kaos dhe të shkatërrojë" vendin e tij.
“Fatkeqësisht, një politikë e tillë e Perëndimit po e afron botën më pranë humnerës së një lufte të madhe ku nuk do të ketë fitues”, tha Lukashenko, për Belta.
"Ngjarjet që po shpalosen rreth Bjellorusisë dhe Rusisë sot kërkojnë vigjilencë dhe përqendrim ekstrem," shtoi Lukashenko, për gazetën, duke iu referuar luftës në Ukrainë. “Të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, vendet perëndimore kanë shkatërruar sistemin e sigurisë globale në mënyrë të vazhdueshme, metodike dhe madje edhe kundër interesave të tyre kombëtare dhe dëshirave të popujve.
Lukashenko u bëri jehonë gjithashtu kritikave të Putinit ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, ose NATO-s, në veçanti pikëpamjen e liderit rus për vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me aleancën.
"Me sa duket, "kryqtarët" e sapoformuar të Aleancës së Atlantikut të Veriut vendosën papritur se është koha e duhur për një tjetër "Drang nach Osten", duke harruar se si përfunduan fushata të ngjashme për paraardhësit e tyre historikë," tha Lukashenko, duke pretenduar se stërvitjet ushtarake mbrojtëse të NATO-s janë shembuj të një "force goditëse" në rritje.
Nga "Drang nach Osten" - që do të thotë "përhapje në lindje" në gjermanisht, Lukashenko iu referua një termi të përdorur nga udhëheqësi nazist Adolf Hitler si pjesë e planit të tij për të marrë territorin sllav për "hapësirën e jetesës" gjermane dhe shtysë për konfliktin nazist në Evropën Lindore.
Udhëheqësi bjellorus, megjithatë, nuk është figura e vetme me ndikim që ka paralajmëruar për një tjetër luftë globale. Në maj, miliarderi i fondit mbrojtës George Soros tha se pushtimi rus i Ukrainës mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
SCAN
Sondazh

Një kufi shpejtësie prej 30 km/h në të gjithë qytetet – Uellsi bëhet kombi i parë që ul limitin e drejtimit të mjeteve
Uellsi do të prezantojë një kufi shpejtësie të paracaktuar prej 20 mph (30 km/h) në zonat e banuara nga viti i ardhshëm, në një përpjekje për të ulur......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Tregjet presin inflacionin në SHBA për muajin qershor
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy ditëve më parë. Megjithatë, tregu po karakterizohet nga......

Nafta, e qëndrueshme pranë 100 USD - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra drejt nivelit në 100 dollarëve për fuçi, për shkak të shqetësimeve që kanë të......

Euro vijon pranë nivelit të paritetit - Investitorët presin inflacionin në SHBA, parashikohet në 8.8%
Euro vijon të tregtohet pranë nivelit të paritetit përballë dollarit amerikan, edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi......

Greqia dhe Bullgaria inagurojnë gazsjellësin IGB - Do të furnizohet nga Azerbajxhani përmes gazsjellësit TAP
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij bullgar Kiril Petkov në mënyrë simbolike kthyen valvulën e gazit në tubacionin e ri IGB.......

Prodhuesi i automjeteve mbledh 100 milion dollarë por jo për makina – Paratë do të investohen në krijimin e robotëve shtëpiak
XPeng Robotics, kompania degë e prodhuesit kinez të makinave elektrike XPeng, tha se ka mbledhur 100 milionë dollarë si pjesë e synimit të saj për të......

'Udhëtim i mahnitshëm' - BE-ja pranon Kroacinë si anëtarin e 20-të të eurozonës
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht që Kroacia të bëhej anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët euro në fillim të vitit 2023, një......

"Nga 10 miliardë dollarë në zero" - Si u shemb fondi mbrojtës i kriptove dhe tërhoqi shumë investitorë me të
Kohët e fundit në mars, Three Arrows Capital menaxhoi rreth 10 miliardë dollarë aktive, duke e bërë atë një nga fondet mbrojtëse më të spikatura të kriptove në......