Nafta, e qëndrueshme pranë 100 USD - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron për ngadalësimin e kërkesës

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra drejt nivelit në 100 dollarëve për fuçi, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e kërkesës. Të dhënat jozyrtare të publikuara në SHBA treguan një rritje të ndjeshme të rezervave të naftës dhe të produkteve të rafinuara, gjatë javës së kaluar, kryesisht për shkak të frikës për ngadalësimin e ekonomisë.
Nafta Brent ra drejt nivelit të 98 dollarëve për fuçi në tregtinë aziatike, por gjatë tregtisë europiane është stabilizuar pranë 100 dollarëve për fuçi. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 96 dollarë për fuçi, ndërsa më herët preku nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit prej 95 dollarë. Investitorët kanë shitur pozitcionet e tyre për shkak të shqetësimeve se rritja agresive e interesave nga Rezerva Federale do ta çojë ekonominë më të madhe në botë drejt recesionit.
Për këtë arsye, dy bençmarkët kryesorë humbën rreth 7% të vlerës në sesionin e kaluar. Edhe rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë ka detyruar autoritetet të vendosin kufizime, që përkthehet në një kërkesë më të ulët për naftë nga ekonomia e dytë më e madhe në botë. Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën me 4.8 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 8 korrik, ndërsa rezervat e benzinës u rritën me 3 milionë fuçi. Investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Euro vijon pranë nivelit të paritetit - Investitorët presin inflacionin në SHBA, parashikohet në 8.8%
Euro vijon të tregtohet pranë nivelit të paritetit përballë dollarit amerikan, edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi......

Greqia dhe Bullgaria inagurojnë gazsjellësin IGB - Do të furnizohet nga Azerbajxhani përmes gazsjellësit TAP
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij bullgar Kiril Petkov në mënyrë simbolike kthyen valvulën e gazit në tubacionin e ri IGB.......

Prodhuesi i automjeteve mbledh 100 milion dollarë por jo për makina – Paratë do të investohen në krijimin e robotëve shtëpiak
XPeng Robotics, kompania degë e prodhuesit kinez të makinave elektrike XPeng, tha se ka mbledhur 100 milionë dollarë si pjesë e synimit të saj për të......

'Udhëtim i mahnitshëm' - BE-ja pranon Kroacinë si anëtarin e 20-të të eurozonës
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht që Kroacia të bëhej anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët euro në fillim të vitit 2023, një......

"Nga 10 miliardë dollarë në zero" - Si u shemb fondi mbrojtës i kriptove dhe tërhoqi shumë investitorë me të
Kohët e fundit në mars, Three Arrows Capital menaxhoi rreth 10 miliardë dollarë aktive, duke e bërë atë një nga fondet mbrojtëse më të spikatura të kriptove në......

BE ngrin 13.8 miliardë euro të aseteve ruse për luftën e shkaktuar - Shumica e kësaj shume vjen vetëm nga pesë vende anëtare
Bashkimi Evropian deri më tani ka ngrirë 13.8 miliardë euro asete të mbajtura nga oligarkët rusë, individë dhe subjekte të tjera të sanksionuara për luftën e......

Turizmi ndihmon ekonominë në Greqinë - Një performancë e papritur e mirë e sektorit është regjistruar këtë vit
Turizmi po rezulton faktori kryesor që kompenson efektet në ekonominë greke nga kriza globale e energjisë dhe inflacionit, pasi rimëkëmbja dinamike e tij këtë......

Gjermania rrit pagat me 8% pagat, kundër inflacionit - Rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2008
Sindikata gjermane e industrisë së celikut dhe elektronikës, IG Metalll, kërkon një rritje page prej 8%, rritja më e madhe e kërkuar që nga viti 2008. Lideri i......