Turizmi ndihmon ekonominë në Greqinë - Një performancë e papritur e mirë e sektorit është regjistruar këtë vit

Turizmi po rezulton faktori kryesor që kompenson efektet në ekonominë greke nga kriza globale e energjisë dhe inflacionit, pasi rimëkëmbja dinamike e tij këtë vit, ndoshta në nivele 10% më të larta se viti rekord i 2019, po krijon pritshmëri për rritje më të larta se sa pritej.
Vlerësimet për përfitimet dytësore, indirekte nga turizmi në sektorë të tjerë të ekonomisë, flasin për 52.89 miliardë euro shtesë në vlerë për produktin e brendshëm bruto këtë vit. E gjithë kjo, natyrisht, është vetëm me kusht që të mos shfaqen ngjarje negative të paparashikueshme që mund të ndikojnë negativisht në turizëm.
Kjo shumë prej 52.89 miliardë euro, që korrespondon me rreth 28% të PBB-së së parashikuar në vitin 2022, rrjedh nga shumëzuesi prej 2.65 që ekonomistët i caktojnë turizmit dhe rritja e vlerësuar e të ardhurave të udhëtimit këtë vit në 20 miliardë euro, nga 18.2 miliardë euro në vitin 2019.
Këto vlerësime janë mbështetur edhe nga firma të mëdha si HSBC dhe Bank of America, ku e para ka përmirësuar parashikimin e rritjes së ekonomisë greke këtë vit në 6.5% nga 4% më parë, ndërsa kjo e fundit flet për një efekt të rëndësishëm pozitiv.
Arsyetimi i faktorit shumëzues 2.65 është i thjeshtë: çdo hotel shpenzon një pjesë të madhe të parave që mbledh për pagat, gjë që rrit të ardhurat e disponueshme të familjes që shpenzohen edhe në ekonomi. Në të njëjtën kohë, rritja e të ardhurve krijon nevoja për staf shtesë, duke nxitur kështu punësimin. Përveç kësaj, shpenzimet e hoteleve për furnizime, nga ushqimi dhe pijet te karburantet dhe energjia elektrike, dhe nga mirëmbajtja te transporti, rrit të ardhurat e industrive të tjera etj. Udhëtarët shpenzojnë para edhe jashtë hoteleve, ndërkohë që “bumi” i përgjithshëm në këtë sektor mobilizon edhe investime të reja, duke fuqizuar sektorët e ndërtimit dhe të tjerë.
Hulumtimi nga Grant Thornton dhe Dhoma Greke e Hoteleve tregon se përfitimet e turizmit janë të shpërndara në 17 degë të aktivitetit ekonomik dhe nëntë sektorë të ekonomisë greke, duke përfshirë sektorin primar, prodhimin, tregtinë me shumicë dhe pakicë, transportin, logjistikën etj.
SCAN
Sondazh

Gjermania rrit pagat me 8% pagat, kundër inflacionit - Rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2008
Sindikata gjermane e industrisë së celikut dhe elektronikës, IG Metalll, kërkon një rritje page prej 8%, rritja më e madhe e kërkuar që nga viti 2008. Lideri i......

Europa mes recesionit dhe krizës së gazit / Euro për pak “barazohet” me dollarin. Rritet çmimi i gazit, ulet ai i naftës
Kriza e gazit dhe recesioni janë temat në qendër të vëmendjes, me Bursat Europiane në situatë alarmi në pritje të lëvizjeve të bankave qendrore. Në Europë,......

Menaxherët e Facebook në “gjueti” për inxhinierë të dobët - Të gjithë ata që kanë performancë të dobët do të largohen nga kompania
Menaxherëve të Facebook-ut iu është kërkuar të analizojnë seriozisht çdo inxhinier që mbikëqyrin dhe të vendosin nëse performanca e tyre po i shërben......

Nafta dhe lufta / Biden në Arabi Saudite, Putin në Iran - Vizitat për të përforcuar marrëdhëniet mes vendeve
Dy presidentët, ai i Rusisë dhe ai Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur një tur ndërkombëtar takimesh; i pari në Iran ndërsa i dyti në Arabinë......

Maqedonia e Veriut e dyta në rajon për rezervat e arit - Në vend të parë vazhdon të qendrojë Serbia
Të dhënat e Këshillit Botëror të arit, bazës më të saktë të informatave për rezervat e arit sipas vendeve, për katërmujorin e dytë të këtij viti tregojnë se......

“Të preken taksat për të ulur çmimet”! - Guxholli: Qeveria të ndërhyjë menjëherë, të indeksohen pagat dhe pensionet
Ndërkohë që çmimet e produkteve dhe shërbimeve vijojnë të rriten, qeveria ende nuk ka marrë një vendim për një paketë mbështetëse anti-krizë ndaj kategorive në......

Lumi Lana zgjatohet deri në Kashar - Veliaj: Banorët do kompensohen më shtëpi të re për banesat që do të prishën
Lumi Lana në kryeqytet do të vijojë të zgjatohet në anën tjetër të Tiranës, duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Gjatë mbledhjes së Këshillit......

Qeveria e vendosur të mos heq dorë nga Harta e re Gjyqësore - Manja: Pas opinionit të Ministrisë së Financave, propozimi do shkojë për miratim në Qeveri
Pavarësisht reagimit të ashpër të avokatëve, të cilët bojkotojnë prej javësh seancat gjyqësore, Qeveria është e vendosur të vërë në zbatim hartën e re që......