Menaxherët e Facebook në “gjueti” për inxhinierë të dobët - Të gjithë ata që kanë performancë të dobët do të largohen nga kompania

Menaxherëve të Facebook-ut iu është kërkuar të analizojnë seriozisht çdo inxhinier që mbikëqyrin dhe të vendosin nëse performanca e tyre po i shërben kompanisë, në mënyrë që të ruajnë vendin e tyre të punës.
Maher Saba, kreu i inxhinierëve në Facebook, u shkroi menaxherëve në kompani se atyre u kërkohej të identifikonin në ekipet e tyre të gjithë ata që mendonin se i përkisnin kategorisë "ka nevojë për mbështetje". Memorandumi u shfaq për herë të parë gjatë fundjavës në një postim për Blind, një aplikacion i njohur për punonjësit e teknologjisë, nga një punonjës i Facebook.
Saba, i cili ka punuar për një dekadë në kompaninë, e cila vitin e kaluar ndryshoi emrin në Meta, tha se ky proces po ndërmerret me qëllim që "të lëvizin për të larguar njerëz që nuk janë në gjendje të hyjnë në rrugën e duhur".
“Çdo menaxher duhet të mendojë për çdo person në ekipin e tij dhe vlerën që po i shton Metës”, shkruhet më tej në memorandum. "Nëse një raport i drejtpërdrejtë është me performancë të ulët, ata nuk janë ata që na duhen, po e dështojnë këtë kompani. Nuk mund të lejohet që dikush të jetë neutral ose negativ për Metën.”
Kompania në fillim të muajit maji pezulloi punësimet e reja për disa nivele dhe departamente inxhinierike. Një nga arsyet e konfirmuara ishin të ardhurat më të ulëta në krahasim me pritshmëritë.
Kjo situatë shton shqetësimet se pushimet nga puna në Facebook janë vetëm në fillim, siç raportojnë burimet e brendshme. Pezullimi i punësimeve u pa si një lëvizje "për të frenuar valën e shpenzimeve" për punësimet e reja, tha një punonjës për Bussines Insider.
SCAN
Sondazh

Nafta dhe lufta / Biden në Arabi Saudite, Putin në Iran - Vizitat për të përforcuar marrëdhëniet mes vendeve
Dy presidentët, ai i Rusisë dhe ai Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur një tur ndërkombëtar takimesh; i pari në Iran ndërsa i dyti në Arabinë......

Maqedonia e Veriut e dyta në rajon për rezervat e arit - Në vend të parë vazhdon të qendrojë Serbia
Të dhënat e Këshillit Botëror të arit, bazës më të saktë të informatave për rezervat e arit sipas vendeve, për katërmujorin e dytë të këtij viti tregojnë se......

“Të preken taksat për të ulur çmimet”! - Guxholli: Qeveria të ndërhyjë menjëherë, të indeksohen pagat dhe pensionet
Ndërkohë që çmimet e produkteve dhe shërbimeve vijojnë të rriten, qeveria ende nuk ka marrë një vendim për një paketë mbështetëse anti-krizë ndaj kategorive në......

Lumi Lana zgjatohet deri në Kashar - Veliaj: Banorët do kompensohen më shtëpi të re për banesat që do të prishën
Lumi Lana në kryeqytet do të vijojë të zgjatohet në anën tjetër të Tiranës, duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Gjatë mbledhjes së Këshillit......

Qeveria e vendosur të mos heq dorë nga Harta e re Gjyqësore - Manja: Pas opinionit të Ministrisë së Financave, propozimi do shkojë për miratim në Qeveri
Pavarësisht reagimit të ashpër të avokatëve, të cilët bojkotojnë prej javësh seancat gjyqësore, Qeveria është e vendosur të vërë në zbatim hartën e re që......

Cilat qytete paguajnë më shumë taksa? Tirana, e para, me rreth €1 mijë për frymë në vit, Gjirokastra e dyta. Elbasani në vend të fundit, me vetëm €222
“Scan Intel” ka analiuar dhe përpunuar shifrat zyrtare, duke i kryqëzuar ato me popullsinë, për të kuptuar se cili qark paguan më shunë “taksa” (detyrime......

Kriza e çmimeve, rriten sërish kreditë me probleme/ Ndodh për të dytin muaj me radhë, por mbeten pranë nivelit më të ulët prej 2008-ës
Treguesi i kredive me probleme ka shënuar një rritje për të dytin muaj me radhë, pas një rënie të vazhdueshme prej 14 muajsh duke arritur kështu në 5.44% për......

Qindra prona të sekuestruara, por ka hezitim për t’i marrë me qira - Agjencia: Kërkesat janë të kufizuara, madje në 2021 disa kanë kërkuar prishjen e kontratave
Ndërsa numërohen qindra pasuri të krimit të sekuestruara apo konfiskuara nga shteti, shumë pak prej tyre jepen me qira duke siguruar të ardhura për arkën e......