Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2022, 13:53

Lumi Lana zgjatohet deri në Kashar - Veliaj: Banorët do kompensohen më shtëpi të re për banesat që do të prishën

Nga SCAN TV
Lumi Lana zgjatohet deri në Kashar - Veliaj: Banorët do kompensohen

Lumi Lana në kryeqytet do të vijojë të zgjatohet në anën tjetër të Tiranës, duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije detaje të projektit dhe theksoi se do të rritet vlera e pronës përgjatë tij.

Ndërsa vuri në dukje se asnjë qytetar, banesa e të cilit do të prishet për shkak të projektit, nuk do të mbetet pa u kompensuar me një banesë të re.

Vlera financiare e projektit shkon rreth 12 milion euro. Banka Europiane e Investimeve, ka dhenë 8 milion euro ne formën e një kredie, 1 milion e gjysmë euro grant ndërsa pjesa tjetër do të financohet bashkarisht nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat