Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2022, 12:21

Supertenderi për rrugën e vjetër Fier -Vlorë - ARRSH shpall fituesin, 7.9 mln euro për rehabilitimin e aksit 31.2 km    

Nga SCAN TV
Supertenderi për rrugën e vjetër Fier -Vlorë - ARRSH shpall

Rreth 7.9 mln euro, me TVSH do të kushtojë rehabilitimi i rrugës së vjetër Fier –Vlorë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese të tenderit mbi kufirin e lartë monetar, që do të kryejë punimet e që sipas specifikimeve do të duhet të mbyllen brenda 14 muajsh nga nënshkrimi i kontratës. Në garën tenderuese morën pjesë edhe 5 kompani të tjera, që u skualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret e vendosur.

Ndërkohë që, 3 prej ofertave ishin ndjeshëm më të ulta se oferta e kompanisë “COBIAL”, që u shpall fituese. Referuar dokumenteve të tenderit, aksi i vjetër Fier – Vlorë ka një gjatësi prej 31.2 km, ndërkohë që kalimi i automjeteve nëpërmjet këtij aksi u reduktua ndjeshëm, pas ndërtimit të bypasit të Fierit. Projekti për rehabilitimin e këtij aksi është është hartuar që në vitin 2010, por që prej asaj kohe nuk është vendosur në dispozicion asnjë fond nga buxheti i shtetit, teksa për shkak të kohës së gjatë nga periudha e hartimit të projektit lind e domosdoshme rishikimi i tij, çka normalisht pasohet edhe me rritje të kostove.

Sipas dokumenteve të tenderit, duhen rishikuar dhe përshtatur zërat e punimeve dhe çmimet sipas manualit të vitit 2015 si dhe duhen saktësuar dhe volumet e punimeve. Projekti parashikon ndërhyrje në shtresat rrugore, mure mbajtës, sinjalistikë të re, etj. ndërkohë që në jo pak raste rishikimet e projekteve fillestare janë pasuar me zhvillimin e tenderëve të tjerë, me argumentin se nevojiten fonde shtesë të paparashikuara më herët.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat