Nafta i rikthehet sërish humbjeve - Kina vendos kufizime, si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19

Nafta i është rikthyer sërish humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës bruto në botë, dhe shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonimisë globale.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 105 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 102 dollarë për fuçi. Shumë qytete në Kinë po vendosin masa kufizuese kundër Covid-19, pasi nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar në vend. Në anën tjetër, sanksionet e vendeve perëndimore ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, kanë kufizuar humbjet.
Ndërkohë, shqetësimet për ndërprerjen e furnizimit nga Konsorsiumi i Tubacionit Kaspik u lehtësuan disi pasi një gjykatë ruse përmbysi një vendim të mëparshëm, që pezullonte operacionet e tubacionit për 30 ditë. Megjithatë, ekziston ende frika se Rusia mund ta pezullojë këtë tubacion, i cili transporton naftë nga Kazakistani në Detin e Zi, duke ndërprerë potencialisht rreth 1% të furnizimit global.
Gjithashtu, rezervat në vendet anëtare të OPEC po pakësohet dhe rafineritë po pompojnë me kapacitet maksimal. Presidenti amerikan, Joe Biden do t’i kërkojë OPEC të rrisë prodhimin, gjatë takimit që do të zhvillojë me drejtuesit e vendeve të Gjirit, këtë javë.
SCAN
Sondazh

Euro bie pranë nivelit të paritetit me dollarin - Kriza e mundshme energjetike në Europë, presion mbi monedhën
Euro ka shkuar pranë nivelit të paritetit me dollarin amerikan në sesionin e sotëm, për herë të parë në 20 vitet e fundit, për shkak të shqetësimeve se kriza e......

Kosovës i mungon gruri - Fermerët mund të sigurojnë vetëm 50% të kërkesës në vend
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrjes së grurit do të sigurohen rreth 50% e kërkesës së popullsisë për ushqim. Për shkak të kushteve të......

Uber: Kolosi i taksive në qendër të hetimeve - Presion ndaj qeverive europiane, shmangia e taksave dhe shfrytëzim të punëtorëve
Një dosje shumë e madhe e quajtur “Uber Files”. Nga hetimet e britanikes ‘Guardian”, së bashku me konsorciumin e gazetarëve investigativë, kanë dalë dokumente......

Elon Musk, dorëheqja nga Twitter kushton 1 miliard dollarë - Miliarderi nuk dëshiron më të blejë rrjetin social
Dy sfida të mëdha – transformimi i industrisë së automjeteve duke e shtyrë drejt elektrikes dhe pushtimi i hapësirës si subjekt privat. Sfida të fituara të......

Lufta e grurit vazhdon - Në Ukrainë mbeten të bllokuara 22 milion ton grurë
Vlerësohet se rreth 22 milion ton grurë janë ende të bllokuara në Ukrainë dhe presioni përshkallëzohet dhe më shumë me fillimin e korrjeve të reja. Vendi......

Moska ‘mbyll’ Nord Stream. Arsyeja: Po kryhen punime - Pritet rritje e re çmimi! Franca paralajmëron: Të përgatitemi për ndërprerje totale
Do të ketë një ndërprerje totale të furnizimeve me gaz nga Rusia. Deklarata është bërë ministri francez i financave, Bruno lë Mer, i cili shpjegoi se ky është......

Parashikimi/Bitcoin mund të bjerë në 10 mijë dollarë - Wall Street: Rënia e kriptmonedhës do të përkeqësohet edhe më shumë
Bitcoin ka më shumë gjasa të bjerë në 10 mijë dollarë, duke e ulur vlerën e saj afërsisht në gjysmë, në një kohë që pritshmëritë flisnin për 30 mijë dollarë.......

Automjetet elektrike të policisë, në vështirësi - Dritat dhe sirenat e alarmit konsumojnë shumë shpejt baterinë
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e policisë po zgjedhin automjetet elektrike: një vendim i mirë për ambjentin, por jo dhe aq i mirë për të luftuar......